E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodranet kallezim penal per gjyqtarin

Drejtuesit e klubit shkodran do te bejne kallezim penal per arbitrin e ndeshjes Vllaznia-Skenderbeu Laver Alla. Lajmi eshte dhene nga drejtori teknik i KS Vllaznia Kujtim Shabani ne nje prononcim per mediat vizive dhe te shkruara pas ketij takimi. Kjo gje eshte konfirmuar edhe nga presidenti i shkodraneve Valter Fushaj. Burime prane tij kane pohuar dje per Panorama se ndaj arbitrit Alla do te behet gati nje kallezim penal i cili pritet te depozitohet ne dy ditet ne vazhdim. Ky arbiter na ka gjykuar ndaj Teutes ku na u mohua nje penallti sade. Vec asaj na ka demtuar pothuajse ne gjithe ate takim. Te njejten gje ka bere edhe sot dje. Ne pushim te pjeses se pare tre futbollistet tane Ilir Nallbani Liridon Kukaj dhe Amarildo Belisha me kane thene qe gjate gjithe kohes arbitri Laver Alla u thoshte He mo mos luani teater se e di mire qe e keni lene kete ndeshje Kjo gje kishte nervozuar jo pak lojtaret por akoma me shume neve si drejtues te ketij klubi ndaj do te shqyrtojme te gjitha provat dhe do ta kallezojme ne prokuroi kete arbiter qe mundohet te luaje dhe tallet me Shkodren dhe futbollin e ketij qyteti ka pohuar Shaba. Kujtojme se para ketij takimi ka pasur mjaft fjale per nje tolerim te mundshem te Vllaznise ndaj Skenderbeut. Kjo gje ka e ngritur mjaft presionin ndaj vendasve duke cuar deri ne detyrimin e drejtuesve qe te benin mbledhje te posacme me skuadren.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›