Tre ligjet, Berisha: Ne do ti votojmë, por Rama bëri pazare mbi qytetarin
Lezhë- Kryeministri Sali Berisha ka pranuar sot se do të votojë në seancën e fundit parlamentare për këtë sezon, asthu siç u bë edhe kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Por Berisha akuzoi Edi Ramën se në emër të 3 ligjeve ka bërë pazare duke bllokuar marrjen e statusit te vendit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
Por opozita shqiptare gjykoi, më mirë të bllokohet statusi sesa të vlerësohet qeveria… U bë gjithçka që të merrnin statusin, por u bë gjithçka nga ata që të mos votoheshin 3 ligjet, dhe tani e bënë ligjin si pallati në pajë. E bënë Pazar. Ne do i votojmë, por mbi ta do rëndojë akti më i papërgjegjshëm. Ata tregojnë se nuk kanë asnjë princip. Principi i tyre janë vetëm pazaret e vetëm pazaret, dhe jo interesat e qytetarit që me statusin e vendit kandidat do merrnim qindra miliona euro për investime. U tregua se ata bëjnë marrëveshje për interesa, por nuk cfarë shtoj më, cilësimin më të bukur ua bëri z Majko, kur ua cilësoi, si marrëveshje të 1 prillit, u shpreh kryeministri.
Kryeministri Berisha ishte nqë qytetin e Lezhës ku inaguroi rrugën Lezhë- Kala- Lagjia Sheher dhe u premtoi lezhjanëve mundësi punësimi më të mëdha gjatë katër viteve që vijnë.
Sipas Berishës, qëllimi kryesor i qeverisë së tij është asfaltimi i çdo kilometër rruge në çdo qark të vendit.