Pohimi i Franc Bekenbauer: Gabuam që e shitëm Lusion

Bajerni i Mynihut gaboi që shiti Lusion tek Interi. Franc Bekenbauer, presidenti i klubit gjerman ka pohuar se largimi i mbrojtësit brazilian e ka zhbalancuar repartin difensiv dhe ndoshta kjo nuk ishte një lëvizje e zgjuar në merkato. Problemet për trajnerin Luis Van Gal janë vënë re në fillimin e kampionatit: skuadra e drejtuar nga holandezi po pëson shumë gola dhe kjo rrezikon ta nxjerrë nga lufta për titullin në Bundesligë. "Është e domosdoshme që të gjenden sa më shpejt ekuilibrat në mbrojtje", deklaroi "Kaizeri". Mjafton të lexosh vazhdimin e deklaratës për të kuptuar se Bekenbauer bën "mea culpa" dhe pranon se ai dhe drejtuesit e tjerë të klubit kanë bërë një gabim të dyfishtë. Bajerni jo vetëm që humbi kapitenin 31-vjeçar të përfaqësueses braziliane, por zgjodhi edhe zëvendësuesin e gabuar. "Problemet më të mëdha janë vënë re në mbrojtje. Shpresoj që Luis Van Gal të gjejë zgjidhjen më të mirë për ekipin. Duke hedhur një vështrim nga e kaluara, mendoj se vendimi për të lejuar Lusion që të largohej mund të ketë qenë i nxituar. Tashmë na mungon një lojtar si ai: braziliani ka qenë shtylla kurrizore e Bajernit". Sot bavarezët do të luajnë në stadiumin e Dortmundit, kundër Borusias. Pas katër ndeshjeve të para, ata renditen në vendin e tetë me vetëm 5 pikë të grumbulluara. Situata në skuadër nuk është nga më të mirat. Në rezultatet negative duket se kanë ndikuar edhe pakënaqësitë e Frenk Riberi. Ylli francez, i cili nuk u lejua që të transferohej në radhët e Realit të Madridit, ka pranuar publikisht marrëdhënien e vështirë me Van Gal.