E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një gazetë australiane: Semena është hermafrodite

Më 20 apo 21 nëntor do të mësohet edhe vendimi rreth vazhdimit të karrierës së Kaster Semenia, afrikano-jugores që mori medaljen e artë në 800 metra në Botërorin e Atletikës në Berlin, e cila tani dyshohet për hermafrodizëm. Tashmë rasti i atletes bëhet një çështje ndërkombëtare. "Sidney Morning Herald" shkroi dje se ekzaminimet fizike, të cilave u ishte nënshtruar Semenia, kanë bërë të ditur se Kaster zotëron si organe seksuale mashkullore (të brendshme), ashtu edhe organe femërore. Pra është konfirmuar teknikisht hermafrodite. Sipas gazetës australiane, Federata Ndërkombëtare po kërkon ta kontaktojë Semenian për ta informuar mbi rezultatet e analizave. "Bëhet fjalë për një çështje fiziologjike, nuk hyn dopingu", ka njoftuar zëdhënësi i IAAF, Nik Dejvis. "Testet nuk sugjerojnë asnjë dyshim për mashtrim, por hedhin hipoteza për një gjendje mjekësore, e cila mund t‘i japë Semenias një avantazh të padrejtë në kompeticione". Sipas "BBC"-së, Kaster Semenia mund ta mbajë medaljen e artë në 800 m. Vetë zëdhënësi i IAAF-it, Nik Dejvis, ka shtuar së "duke e parë nga një anë ligjore do të ishte shumë e vështirë t‘i kërkosh Semenias të kthejë medaljen". Ky është rasti i katërt nga 2005, ku përfshihen atletë me atribute të paqarta seksuale: këtë e ka konfirmuar Pierre Veis, sekretari i përgjithshëm i IAAF. Katër atlete janë "shtyrë t‘i japin fund karrierës së tyre", katër të tjera kanë mundur të vazhdojnë aktivitetin e tyre. Por mbetet për t‘u përcaktuar se në cilën nga dy kategoritë të marrë pjesë Kaster Semenia. Vendimi zyrtar del në ditët e fundit të nëntorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›