Pol Krugmen, fituesi i nobelit në ekonomi
Ekonomisti
amerikan Paul Krugman fitoi çmimin Nobel për ekonominë. Akademia Mbretërore
Suedeze tha se po e vlerëson profesorin e universitetit të Princtonit dhe
analistin e Nju Jork Tajmsit për një teori të re mbi prirjet e tregëtisë
globale dhe urbanizimin. Në njoftimin e Akademisë thuhet se analiza që ka bërë
zoti Krugman bashkon studimet e tregëtisë ndërkombëtare dhe ato për gjeografinë
ekonomike.
Zoti Krugman ka arritur në përfundimin se prodhimi në masë i mallrave i jep mundësi një grupi të vogël vendesh me ekonomi të ngjashme që të mbizotërojë në tregëtinë ndërkombëtare. Ai thekson se tregëtia e globalizuar sjell gjithashtu në përqendrimin e popullsisë në qyetete dhe paralajmëron se vendeve të varfra mund t'u mungojë infrastruktura për të mbështetur popullsitë e tyre të reja urbane. Zoti Krugman është një kritik i ashpër i administratës së Presidentit Bush, duke thënë se politikat e saj kanë kontribuar në krizën aktuale financiare.
//rd//