Presidenti Topi sot në Itali,takon Napolitanon
Në qendër të bisedës mes presidentit shqiptar dhe ai italian do të jenë marrëdhëniet dypalëshe si dhe intensifikimi i mëtejshëm i tyre.Vizita e Presidentit Topi do të zgjasë deri më 17 tetor
ROME- Sot Presidenti Topi takohet me Presidentin italian, Napolitano. Në qendër të bisedës do të jenë marrëdhëniet dypalëshe si dhe intensifikimi i mëtejshëm i tyre. Topi dhe Napolitano do të vënë theksin te domosdoshmëria e marrëdhënieve të mira mes Italisë dhe Shqipërisë, që përveçse bashkohet gjeografikisht dhe historikisht, janë edhe një komunitet shqiptarësh që i bën këto marrëdhënie të kenë nivele të larta. Presidentin shqiptar do ta shoqërojnë një grup i madh biznesmenësh, të cilët do të zhvillojë takimet e tyre me biznesmenët italianë. Vizita e Presidentit Topi do të zgjasë deri më 17 tetor dhe pritet që ai të zhvillojë një takim me komunitetin shqiptar atje.
(s.g/BalkanWeb)