Tre te plagosur serbet sulmojne shqiptaret ne veri

Punëtorët shqiptarë të cilët po pastronin shtratin e lumit Ibër në veri të Mitrovicës kanë përjetuar një tmerr të vërtetë, sic thonë ata, të martën rreth orës 11:00. Ata janë rrahur brutalisht nga një grup i armatosur dhe i maskuar i serbëve të veriut. Punëtorët shqiptarë, të cilët po punonin së bashku me disa punëtorë të kombësive të tjera në një projekt ambientalist të financuar nga USAID-i, së pari kanë dëgjuar shkrepje të armëve në afërsi të tyre, e më pas kanë parë tri makina pa targa që kanë ndalar aty pranë.
Nga makinat kanë dalë serbë të maskuar e të armatosur të cilët janë vërsulur drejt punëtorëve ndaj të cilëve kanë ushtruar dhunë brutale. Të paktën shtatë prej punëtorëve të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Një nga ta është edhe punëtori Behram Sadiku, i cili është rrahur nga serbët me mjete të rënda të cilat i kanë shkaktuar atij lëndime në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit e të cilat shihen edhe në pamjet e operatorit tonë.
“Ja nisëm punës boll mirë, përnjëherë ata erdhën me maska me alltia, rreth 20 veta...Jam i rrahur dhe i dëshpëruar për faktin se qeveria nuk është e zonja të na ofrojë siguri për të punuar të lirë, për të mos pasur frikë nga askush. Kam shkuar që ta fitoj bukën për familje dhe më rrahën kriminelët”, tha Behram Sadiku, i rrahur nga serbët në veri.
Në Spitalin e Mitrovicës kanë konfirmuar se pas këtij incidenti kanë kërkuar ndihmë mjekësore shtatë punëtorë shqiptarë. Sulmi është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës sipas së cilës grupi i sulmuesve pa ndonjë paralajmërim kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë filluar sulmin fizik ndaj punëtorëve në teren.
“Incidenti ka ndodhur kur grupi prej 10 personave kanë përndjekur punëtorët. Fillimisht është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Tre nga viktimat e këtij rasti të përkatësisht etnike shqiptare kanë marrë lëndime të natyrës së lehtë për shkak të goditjeve fizike ndërsa punëtorët tjerë kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Besim Hoti, Zëdhënës i Policisë në Mitrovicës.
Ndërkohë sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka publikuar edhe emrat e të lënduarve. Ata janë Almir Hatxhiq ; Albert Peci, Behram Sadiku, Regjë Avdiu, Hasan Ademi dhe Ilmi Miftari, banorë të Mitrovicës.
Sulmi ndaj punëtorëve që po pastronin shtratin e lumit Ibër është dënuar fuqishëm nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. “Ne dënojmë përdorimin e dhunës dhe sulmin e kryer nga personat, të cilët ndjekin agjendën politike të së kaluarës dhe të cilët minojnë mirëqenien publike”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Bul Salihu