E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poli i Lirisë: PD-ja vjen në zgjedhje me mashtrime

Partia Demokristiane në vijim të fushatës parazgjedhore në Burrel, akuzoi Partinë Demokratike se vjen në këto zgjedhje me premtime të pa mbajtura duke përmendur këtu dëmshpërblimin dhe integrimin e ish të dënuarve në luftën kundër korrupsionit e të tjerë. Poli i Lirisë, premton që 30 për qind e banesave të reja sociale tiu jepen familjeve të reja dhe të ulen me 50 për qind të gjitha tarifat e shkollimit në universitetet për familjet me të ardhura mesatare. Poli i Lirisë, tashmë është një garanci e qartë pasi ka potenciale në drejtim u shpreh kreu i PDK-së Ndoka. Ndërsa kreu i koalicionit Poli i Lirisë Aleksandër Meksi tha se në këto vite janë lënë pas dore me interesim minimal nga pushtetarët, pa u ndihmuar dhe pa as më të voglin interes për tu përfshirë në ato favore që liria demokracia që studentët në fillim të viteve 90 të mund të ndikonin në jetën tuaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›