Rifillojnë fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”

Në Aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas, Tiranë, rifilluan fluturimet në orën 13:00, pas pezullimit të tyre për 12 orë, si pasojë e mjegullës së dendur, që përfshiu sot në mëngjes herët, thuajse të gjithë vendin. Burime zyrtare nga aeroporti "Nënë Tereza" thanë sot se "pezullimi i fluturimeve nisi në orën 01:00 të ditës së sotme, ndërkohë që deri në orën 13:00, u pezulluan 25 fluturime". Sipas burimeve, pasagjerët pritën në ambientet e brendshme të aeroportit për rinisjen e fluturimeve, të cilat nisën në orën 13:00, pas dhënies së lejes për fluturim nga autoritetet e aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza".
...