E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polican harron ndezur soben me dru digjet klasa

POLICAN- Nje zjarr ka rene papritur rreth ores 19 00 te mbremjes se djeshme ne shkollen 9-vjecare Refat Keli te qytetit te Policanit. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e repartit zjarrefikes te Uzines Mekanike Polican dhe me pas ne ndihme te tyre jane nisur edhe forcat e Repartit Zjarrefikes te qytetit te Beratitte cilet kane bere te mundur te bejne lokalizimin e flakeve dhe fikjen e zjarrit ne rreth 30 minuta.

Sipas specialisteve te cilet kane bene kqyrjen e vendit te ngjarjes ka rezultuar se zjarri qe ka nisur ne klasen e katert te shkolles fillore ka qene aksidental pasi mesuesja kishte harruar te ndezur soben me dru. Nga nxehtesia ka marre fillimisht flake nje stende prej kartoni qe ndodhej siper dhemb pas zjarri eshte perhapur ne te gjithe klasen me shpejtesi. ne foto pamje nga vendi i ngjarjes

Nga zjarri i rene ne kete shkolle ka pasur vetem deme materiale dhe fatmiresisht nuk ka pasur te lenduar ne njerez sepse mesimi kishte mbaruar dhe shkolla ishte e mbyllur.

Zjarri ka shkrumbuar te gjitha orendite qe ndodheshin brenda ne klase perfshi ketu edhe stolat e bankat prej druri.
s.g/NEWS24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›