Nje makine ne perrua dyshohet se eshte e taksistit te zhdukur
Gjashte dite pas zhdukjes se taksistit 35-vjecar Fredi Talelli policia e Elbasanit ka gjetur nje makine te hedhur ne nje perrua qe perkon me pershkrimin e makines se taksistit.
Nje mjet qe sipas policise se Elbasanit ka qene i braktisur eshte gjetur i mbytur mesditen e djeshme ne ujerat e perroit te Kushes prane lumit Shkumbin. Mjeti tip Mercedes Benz me targa gjermane BAU4873 eshte pare nga banoret e zones ne periferi te qytetit te cilet kane lajmeruar policine. Megjithese targat e mjetit nuk perkojne me ato te taksistit policia dyshon se mund te jete i njejti mjet dhe targat te jene nderruar qellimisht.
Per kete arsye ne vendin e ngjarjes kane shkuar menjehere pervec policise edhe dy mjete zjarrfikese qe jane perpjekur te nxjerrin makinen nga perroi. Por per shkak te terrenit te veshtire dhe vershimit te ujerave dje ka qene e pamundur te nderhyhet.
Drejtori i Policise se Elbasanit Sajmir Mucaj pohon se ka dyshime te forta se mund te behet fjale per makinen e taksistit Talelli. Pas dyshimeve te para dhe ne bashkepunim edhe me policine e Korces ne kemi kontaktuar me telefon me familjen e taksistit duke u kerkuar te dhena te pergjithshme per makinen e tij. Ne fakt ngjyra dhe tipi i makines perkojne me ate te taksistit por neser sot ne do te bejme verifikimin e numrit te shasise pasi nuk eshte bere e mundur ende nxjerrja e automjetit qe aktualisht ka targa gjermane. Mund te jene dhe targa te falsifikuara apo te nderruara enkas nga autoret e krimit por nuk jemi ende ne gjendje te themi dicka te sakte tha Mucaj.
Taksisti 35-vjecar baba i dy vajzave eshte zhdukur qe prej dites se diel dhe policia e Korces eshte vene ne kerkim te tij. Talelli punonte me nje taksi Mercedes Benz metarga DV 203 A. Nje nga koleget e te zhdukurit u ka thene familjareve se e ka pare ne oret e pasdites se te dieles ne afersi te fshatit Podgorie me dy pasagjere ne mjet por nga verifikimet e kryera nuk ka rezultuar asgje konkrete. Madje edhe nga marrjane pyetje e vete shokut te 35-vjecarit ai ka thene se nuk ka qene i sigurt ne rast se ka qene Fredi Talelli por dyshon se e ka pare mjetin e tij ne levizje ne oret e vona ne aksin nacional Korce-Pogradec. Sipas te afermve taksisti per cdo rruge qe bente njoftonte ne familje permes telefonit. Por kete here celulari i tij rezulton i fikur prej ditesh dhe ai nuk e ka sinjalizuar familjen per ndonje udhetim te larget per sherbim taksi. Kusheriri i 35-vjecarit te humbur Ervin Xhamxhi thote se familja ka kerkuar ne menyre private por pa rezultat. Tashme vemendja eshte perqendruar te Mercedesi i gjetur ne Elbasan.
Besim Dybeli
Juliana Dhimitri