E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja Boboshtica do te gjykohet nga nje boboshtar

Korce Hidhet shorit per gjyqtarin pritet data e nisjes se procesit

Dosja e Boboshtices i ka kaluar tashme Gjykates se Korces pas perfundimit te hetimeve nga ana e prokurorise se rrethit. Shorti eshte hedhur per gjykimin e ceshtjes dhe eshte caktuar qe procesi te drejtohet nga gjyqtari Gjergji Koco. Ky i fundit pasi te njihet me dosjen e skandalit te dhunimit te varrezave te fshatit Boboshtice do te caktoje edhe daten e nisjes se gjykimit. Per koincidence ceshtja e Boboshtices do te gjykohet nga nje gjyqtar qe eshteme origjine nga i njejti fshat. Tashme dosja ka tre te pandehur te cilet akuzohen per veprat penale dhunim ivarreve dhe ndertim i paligjshem ne token publike qe parashikohen nga nenet 118 dhe 199 te Kodit Penal. Ne cilesine e te pandehurit do te paraqiten ne banken e te akuzuarve kryetari i organizates minoritare Omonia per Korcen Naum Disho si dhe dy muratoret qe kane bere ndertimin mbi varreze Alqi Koroveshi dhe Luan Zace.

Keta tre persona akuzohen nga Prokuroria e Korces se ne bashkepunim me njeri-tjetrin edhe pse kane pasur dijeni per ekzistencen e varreve kane kryer germime dhe kane hedhur beton mbi to per te shtruar nje platforme dhe nje shkallare qe lidh nje kryq qe eshte vendosur aty ne vitin 1996 me kambanoren e manastirit. Punimet jane bere me urdher te Dishos per te ngritur nje memorial qe perkujton ushtaret greke te rene ne luften italo-greke. Nga hedhja e nje sasie prej 58 metrash katrore beton ne pjesen ku ndodhet nje kryq betoni jane dhunuar disa prej varreve te ketij fshati te cilat jane germuar dhe me pas mbuluar nga betoni thuhej ne deklaraten zyrtare te Prokurorise se Korces pak dite me pare. Pas kalimit te dosjes se gjykates kjo e fundit do te marre ne pyetje te pandehurit dhe pritet te caktohet edhe data e gjykimit te ceshtjes se skandalit te varrezave te fshatit Boboshtice qe ka tre te akuzuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›