Te burgosurit ne greve urie Na torturojne
Prej me shume se nje jave 63 persona qe vuajne denimin ne burgun e sigurise se larte te Shen Kollit ne Lezhe kane hyre ne nje greve urie. Shkak i kesaj mase ekstreme sipas te burgosurve jane bere shkelje haptazi te te drejtave te njeriut. Lajmin e hyrjes ne greve urie te dhjetera te burgosurve qe vuajne denimin ne kete institucion behet i ditur nga te aferm te burgosurve dhe nga persona qe sapo jane liruar nga burgu pasi kane kryer denimin e tyre e qe para pak ditesh kane qene pjese e kesaj greve.
Mesohet se te burgosurit u jane drejtuar me ane te nje peticioni drejtuesve te burgut te Shen Kollit dhe Ministrise se Drejtesise ku kane parashtruar kerkesat e tyre qe lidhen me menyren e trajtimit te tyre ne burg dhe kushtet e jeteses. Ne peticion te denuarit ankohen se dhunohen deri edhe fizikisht nga efektive te burgut dhe kerkojne permiresim te kushteve higjieno-sanitare dhe cilesise se jeteses ne qeli.
Mesohet se kater pikat e peticionit te nenshkruar nga te denuarit greviste kane qene 1. Ndalimi i dhunes verbale dhe fizike qe po ushtrohet ndaj te burgosurve nga persona te vecante qe jane efektive te burgut te Shen Kollit. 2. Hapjen e lejeve per te burgosurit pasi qe nga momenti kur eshte arratisur prej shtepise ku ishte derguar me leje Admir Tafili nuk eshte dhene asnje leje per te burgosurit. 3. Permiresim i kushteve te higjienes ne ambientet e burgut. 4. Rishikimi i cmimeve ne dyqanin e burgut pasi jane dyfish me te larta se cmimet reale.
Sipas te afermve te te burgosurve gjendja e te denuarve nga dita ne dite sa vjen dhe rendohet per shkak te mosushqyerjes. Nderkohe ende nuk eshte marre asnje mase nga drejtuesit e burgut. Familjaret kane kerkuar edhe nderhyrjen e Ministrise se Drejtesise ne menyre qe te gjendet nje rrugezgjidhje sa me shpejt per menyren e trajtimit te te denuarve ne burgun e Shen Kollit. Nderkaq sipas burimeve nga Burgu i Lezhes mesohet se pjesa me e madhe e te denuarve greviste jane nga qyteti i Shkodres dhe zonat perreth te cilet jane denuar per vepra te ndryshme penale.