E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, gjendet i vdekur tregtari ambulant

Ekspertët e kriminalistikës po punojnë për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e vdekjes të 31 vjeçarit. Viktima shiste prej shumë kohësh me tezgë në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, në rrugën kombëtare Gjirokastër- Tepelenë. 

TEPELENE- Një shitës ambulant është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, në rrugën kombëtare Gjirokastër- Tepelenë. Sipas policisë viktima Mikel Shatrapili, i cili shiste prej shumë kohësh me tezgë në këtë vend, është gjetur i vdekur rreth orës 08.30 të mëngjesit të ditës së sotme nga një shok i tij, i cili menjëherë lajmëroi policinë. Nga verifikimet e para vdekja e 31 vjecarit banues i fshatit Luzat (Tepelenë) mendohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale, pasi nuk është gjetur asnjë shënjë e dyshimtë, ndërkohë që autopsia do të vërtetojë gjithçka.
Ekspertët e kriminalistikës po punojnë për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e vdekjes të 31 vjeçarit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›