E Diel, 1 Nëntor 2026

Policët do marrin shpërblim për orët shtesë tek KQZ-ja

Punonjësit e policisë të cilët për 8 ditë me rradhë kanë qëndruar në ruajtje të KomisioNit Qëndror të zgjedhjeve do të marrin shpërblim. Me vendim të Këshillit të Ministrave punonjësit e policisë të cilët janë angazhuar në ruajtjen e institucioneve shtetërore, përveç rrogës së tyre do të kenë edhe para shtesë.

Sipas burimeve nga policia e shtetit, mësohet se për policët të cilët kanë qëndruar në ruajtje të KQZ-së do të marrin 32 mijë lekë të rinjë si shpërblim për punën që ata kanë kryer gjatë protestave të bërë para Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve.

Por përveç këtij shpërblimi 32 mijë lekë të rinjë uniformat blu do të marrin edhe paratë e orëve shtesë kjo në varësi të qëndrimit të tyre jashtë orarit zyrtar. Shpërblimi për ta është miratuar në mbledhjen e qeverisë mesditën e së enjtes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›