E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveri shpërblen policët që mbrojtën KQZ

TIRANË- Qeveria jep shpërblim për policët që u angazhuan në ruajtjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë ditëve të protestës së Partisë Socialiste.32 mijë lekë të rinj për cdo efektiv policor është masa e shpërblimit e përcaktuar në një vendim të posacëm në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Vendimi saktëson se propozimi për dhënien e shpërblimit është bërë nga Ministri i Brendshëm. Policët do të përfitojnë jo vetëm shpërblimin në vlerën e mësipërme, por dhe orët shtesë të shërbimit në ruajtje të KQZ gjatë rinumërimit të votave të qarkut të Tiranës dhe gjatë protestave të opozitës.

Qeveria parashikon që efekti financiar për shpërblimin e punonjësve të policisë të përballohet nga buxheti i këtij viti.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›