Gjykata, burg pa afat për Kostandin Xhuvanin

Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Kostandin Xhuvanin, djalin e deputetes Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani.
I akuzuari për vrasjen e Alfred Musbellit në shkurt të këtij viti doli para gjykatës pas vetëdorëzimit të tij në polici tre ditë më parë.
Njoftimi i masës së sigurisë është bërë pasi gjykata më herët kishte vendosur arrest me burg në mungesë të të pandehurit.
Sot gjatë seancës në gjykatën e Tiranës, njoftohet se Kostandin Xhuvani ka shprehur pendim për krimin dhe më tej ka pretenduar se vrasja ka ndodhur në kushtet ë vetëmbrojtjes.