Fier, pranga dy 17-vjeçarëve, grabitën një kioskë

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit te Komisariatit te policise Fier, në sajë të punës intensive, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrance të dy të rinjve.
Ata janë dy te rinj me inicialet R.L 17 vjec, dhe V.S 17 vjec. Arrestimi i ketyre shtetasve u bë për veprën penale "Vjedhje e kryer ne bashkepunim" pasi këta shtetas përgjate natës se djeshme, dyshohen të jenë autorë të vjedhjes së një kioske në lagjen "Kastriot" të qytetit të Fierit.
Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.