E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen dy shtetas, tentuan të vrasin një grua

Në pranga ranë Shkëlzen Pjetërnikaj, 32-vjeç, si dhe Gëzim Pjetërnikaj, 29-vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye sepse dje rreth orës 00.40, në rrugën “Gjergj Legisi”, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatik tek banesa e saj shtetasen Dile Leka, 42 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 17 gëzhoja mod.56. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Vrasjes me dashje”. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-25 09:40
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›