E Diel, 1 Nëntor 2026

Pr/ligji, fëmijët e lindur jashtë martese, më të mbrojtur ligjërisht

TIRANË- Një fëmijë i lindur jashtë martese do të ketë të njëjtat të drejta të trashëgimisë në pasurinë e babait dhe nënës së tij, njëlloj si të kishte qënë i lindur në martesë.

Kjo e drejtë përcaktohet në pr/ligjin për ratifikimin e konventës Europiane për të drejta të barabarta, mes fëmijëve brenda dhe jashtë martese, e cila u diskutua në Komisionin e Cështjeve Sociale. Me ratifikimin e kësaj Konvente, fëmijët e lindur jashtë martese do të jenë më të mbrojtur ligjërisht.

Pr/ligji u miratu në parim nga ky komision, por u vendos që diskutimi nen për nen i tij të diskutohet një ditë tjetër, për shkak edhe të mungesës së opozitës.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›