E Diel, 1 Nëntor 2026

Malmstrom Kushtet per vizat u plotesuan por presim vendimin

Bruksel Komisionerja per siguri takohet me ministrin e Brendshem

Shqiperia i ka permbushur kriteret e vendosura per liberalizimin e vizave dhe problemet qe mund te dalin nga disa vende te Bashkimit Europian per kete ceshtje po perpiqemi ti zgjidhim. Kjo ishte deklarata qe beri dje Secilia Malmstrom komisionerja per drejtesine lirine dhe punet e brendshme ne Komisionin Europian pas nje takimi pune qe zhvilloi dje ne Bruksel me ministrin e Brendshem Lulezim Basha. Sipas zyrtares se larte te KE-se raporti i ketij komisioni eshte pozitiv per sa i perket vleresimit per Shqiperise por ceshtja tashme i kalon per diskutim Keshillit te Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian. Komisioni Europian mendon se Shqiperia ka respektuar kushtet per liberalizimin e vizave. Tashme duhet te presim vendimin e Keshillit dhe Parlamentit Europian theksoi Malmstrom duke theksuar se raporti i KE-se tashme eshte perfunduar dhe ka theksuar progresin e Shqiperise. Por nga ana tjeter zyrtarja e KE-se theksoi se po punohej qe raporti pozitiv per Shqiperine te mos haste pengesa gjate shqyrtimit te tij nga ana e Keshillit te Ministrave te Brendshem nisur nga fakti se ka ende disa pyetje nga ana e vendeve anetare te BE-se. Shqiperia ka marre masat e nevojshme per ta merituar liberalizimin e vizave. Tani eshte radha e Keshillit te BE-se te marre nje vendim. Sigurisht ka vende te ndryshme te BE-se qe mund te kene kritika per Shqiperine dhe ne jemi duke i ndjekur keto ceshtje. Vendimin do ta marrim te gjithe se bashku por une nuk mund te them sot se ne cfare momenti do te diskutohet raporti per Shqiperine ne Keshillin e BE-se theksoi Malmstrom pas takimit me ministrin Basha. Tashme pritet qe ky raport i KE-se te kaloje per miratim ne Parlamentin Europian ne fundin e muajit shtator. Nga ana tjeter prova me e madhe per kete proces do te jete fillimi i muajit nentor kohe ne te cilen ministrat e Brendshem te BE-se pritet te marrin vendimin per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare brenda ketij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›