E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti niset sot ne Nju Jork

Topi ne krye te delegacionit shqiptar ne Asamblene e Pergjithshme

Presidenti Bamir Topi niset sot drejt Nju Jorkut per te marre pjese ne sesionin e 65 te Asamblese Parlamentare te OKB-se. Presidenti Topi eshte gjithashtu edhe kreu i delegacionit zyrtar shqiptar ku do te mbaje edhe nje fjalim ne Pallatin e Qelqte. Me daten 22 shtator Presidenti do te takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan ne zonen metropolitane Detroit. Ky komunitet llogaritet te kete 150 mije banore. Kjo eshte vizita e pare e Presidentit Topi ne Michigan. Ai do te shoqerohet nga gruaja e tij dy vajzat dhe keshilltaret. Programi do te filloje duke vizituar statujat e Nene Terezes ne Kishen Katolike te Shen Palit ne Rochester Hills. Presidenti do te vizitoje gjithashtu monumentin e Skenderbeut ne kishe. Pas kesaj ceremonie do te kete nje dreke ne restorantin Fortesa ne Rochester ku do te jene te pranishem shqiptare dhe udheheqesit e bashkesive fetare si dhe mysafire te posacem si kryetaret e Detroit Rochester Hills dhe Rochester.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›