Pazar me plazhet publike, pushtohet rëra në Durrës
10/07/2009 Bashkia kontroll për licencat, të cilat shiten dorë pas dore. Qytetarët, çadra në rërë të lagur
DURRES- Në plazhin e Durrësit ka nisur së fundi edhe pazari për të shitur sipërfaqe rëre për plazhet private. Persona që kanë krijuar imunitetit për shkak të njohjes dhe mbështetjes që ata kanë bërë fillimisht parcelizimin e sipërfaqes së rërës nga Ura e Dajlanit deri tek pista e vogël pranë qendër rezidenciale të Ministrisë së Brendshme. Edhe tani që plazhi ka më shumë se 2 javë që ka nisur të frekuentohet në mënyrë të rregullt askush në bashki nuk ofron asnjë të dhënë për raportin mes plazheve private e atyre publike.
Tregtia
Hapësira të mëdha rëre ku janë vendosur shezllonet janë tregtuar dorë më dorë dhe është e pamundur të merret vesh se cili person ka licencë. Ndërsa bashkia ka vendosur të ketë edhe plazhe publike, dje në gjatësinë nga Ura e Dajlanit deri në afërsi të rezidencës shtetërore nuk kishte asnjë plazh publik. Bashkia e Durrësit ka nisur aksionin për lirimin e të gjithë hapësirës së rërës në plazhin e Durrësit që është zënë në mënyrë të paligjshme nga subjekte private. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është shprehur se Policia Bashkiake ka nisur largimin e të gjithë subjekteve që nuk janë licencuar nga bashkia. Sipas të njëjtave deklarime, deri tani bashkia ka miratuar kërkesat për plazhe private për 90 subjekte nga 94 të tillë që ishin një vit më parë. Secila prej tyre do të ketë jo më shumë se 200 m 2, por realisht shtrirja e tyre në Plazh është së paku dy herë më shumë duke shtyrë pushuesit të vendosin çadrat në rërë të lagur ose të blejnë shezllone në shumën 400-600 lekë në ditë për dy persona. 1100 metër linear do të jetë gjatësia e tre plazheve publike të caktuar tek “Teuta”, midis Hekurudhës dhe “Ilirisë” dhe i treti tek “Iliria”. Por sot asnjë prej tyre nuk është plazh publik duke sjellë të njëjtin shqetësim si dhe vitet e fundit. Një vit më parë bashkia për të siguruar më shumë fitime ndryshoi tarifën nga 90 mijë lekë në 120 mijë lekë për çdo subjekt privat që do të përfitonte 200 m 2 sipërfaqe në rërë. Kreu i bashkisë pati thënë se nuk do të miratonte më shumë se 104 plazhe të tilla, por as ai dhe as departamenti i shërbimeve apo taksave nuk ka të dhëna për numrin e saktë të plazheve private. Vjet 100 qytetarë që kanë apartamente dhe shtëpi banimi në Plazh në anë të detit dhe buzë rërës kanë kërkuar që të lirohen hapësira e rërës që janë zënë nga persona të ndryshëm, të cilët nuk kanë lënë asnjë pëllëmbë vend të lirë.
Asnjë reagim
Qytetarët, peticion në bashki
Peticioni me 100 firma drejtuar kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe Vangjush Dako mbeti pezull, pasi plazhet jo vetëm u ishin ndarë personave anonim, por edhe u është marrë “detyrimi”. Tani kjo kategori personash ka gjetur një mënyrë të re. Sipërfaqen që e kanë marrë për përdorim të përkohshëm e kanë dhënë me qira tek dorë e dytë dhe e tretë. Plazhi i Durrësit ka 17.2 hektarë sipërfaqja në gjatësi 3.2 km dhe thuajse i tëri është parcelizuar duke krijuar imazh shumë të keq lidhur me menaxhimin e tij në sezonin e verës. Në afërsi të Urës së Dajlanit persona që kanë mbetur anonim kanë betonuar jo vetëm rërën, por kanë hedhur çakëll, zhavorr e beton edhe në det duke bërë trampolinë e kënd argëtimi në mes të detit. Kjo është hera e para që bashkia nuk shfaq as interesin më të vogël për të ndërhyrë. Ndërkohë në zonën e Currilave tashmë nuk ka mbetur asnjë pëllëmbë sipërfaqe rërë për të bërë plazh, pasi zona është mbushur me lokale.