E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policët ndryshojnë dëshminë: Kush tha që Shullazi kishte armë?

Share

Tre policët që arrestuan Emiliano Shullazin më 8 nëntor 2011 në zonën e ish- Parkut në Tiranë, kanë mohuar dje që të kenë parë pistoletë në duart e tij.

Sipas Panorama, policët thanë se kanë dëgjuar vetëm një zhurmë të armës së hedhur mbi kofano të makinës, por nuk mund ta dallonin nëse armën e hodhi Emiliano Shullazi apo Gilmando Dani. Ky i fundit ka pranuar se ka hedhur pistoletën, kurse Shullazi tha se nuk kishte armë me vete.

Por dëshmia e tre policëve bie në kundërshtim me atë që kanë shënuar në raport- shërbim dhe me dëshmitë që kanë dhënë përpara prokurorisë, ku kanë theksuar se armën e kishte Shullazi.

Prokuroria nga ana e saj kërkoi kundërshtimin e dëshmisë me deklarimet e dhëna në prokurori. Ata thanë se policët kanë ndryshuar thëniet. Gjyqtari tha se do shprehej më vonë për këtë çështje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›