E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja italiane/ Zbardhen përgjimet e Kajollit: Mallin po jua sjell nga Republika Çeke

Share

Bisedat e plota telefonike mes Fatmir Kajollit dhe Sokol Genicës për trafikimin e 6 kg heroinë dhe 1 kg kokainë, por edhe për afera të tjera në Fier, siç është furnizimi me dy kamionë me armë për një ushtar të UÇK-së. Genica: Jam si dyfek i lagur, skemi fare nga ajo gjëja. Kajolli: Mbase ta gjej unë që sot, nga Çekia ka ardhur

Nga Habjon Hasani

Dy biseda të gjata telefonike me Sokol Genicën, një tjetër fierak i implikuar në trafikun e heroinës, kanë përfshirë emrin e Fatmir Kajollit në skedat e policisë italiane. Historia zë fill në gusht të vitit 1998, kur grupi i Genicës kishte mbetur pa furnitorë, ndaj edhe futi në lojë Fatmir Kajollin. Vendimi i Gjykatës së Milanos, që i rëndon me 16 vite burg biznesmenit Kajolli, zbardh bisedat telefonike mes tij dhe Genicës, ku i pari ndodhej në Fier dhe i dyti në Milano. E megjithatë, distanca nuk e ka penguar Fatmir Kajollin të plotësojë fare thjesht kërkesën e mikut të tij përtej Adriatikut. MAPO publikon vendimin e Gjykatës së Milanos, ku Kajolli implikohet në trafikimin e 6 kilogramëve heroinë dhe 1 kg kokainë, ndërsa veç protagonistëve të përgjimit, në rrjet kanë qenë edhe Bledar Mahmutaj, Muharrem Durra dhe italiani Michele Arcangelo. Në datën 16 gusht 1998, Sokol Genica, nëpërmjet numrit në përgjim 0347/7973562 kontakton numrin shqiptar 274. Kërkon Fatmir Kajollin. Më pas flet disa herë gjatë ditës me shtetasin Fatmir, ku të krijohet bindja se po konsumonin akuzën e ngritur, – thuhet në dosjen italiane të Kajollit. Më tej, për të identifikuar plotësisht implikimin e Kajollit në këtë rrjet trafiku është përfshirë mareshalli Grassi, i cili i ka kërkuar departamentit të DSCA-së të zhvillojë hetime për  identifikimin e personit me numrin  0726. Ky sektor ka komunikuar me policinë shqiptare, e cila ka konfirmuar se ky numër i përkiste personit Fatmir Kajolli, lindur në Fier më 29 korrik 1965.
TELEFONATA 1
Datë 16.8.1998, ora 09:12. Telefonatë ndërmjet Sokolit dhe Fatmirit
Fatmiri: Alo?
Sokoli: Po.
Fatmiri: Hë mo?
Sokoli: Kush je?
Fatmiri: Alo, Fatmiri jam.
Sokoli: Po ku je o grupi, ça po bën, si je ti?
Fatmiri: Mirë vllai.
Sokoli: Fëmijët, mirë i ke?
Fatmiri: Mirë, mirë.
Sokoli: Ore, e kupton se kush jam?
Fatmiri: Ore Sokol, ti je o vlla?
Sokoli: Po unë jam, Sokoli jam.
Fatmiri: Po ku je o vllai im?
Sokoli: Ça më thua ndonjë gjë ti?
Fatmiri: Je kthyer këtej ti?
Sokoli: Jo, në Itali jam.
Fatmiri: O vlla, po ça më thua ndonjë gjë?
Sokoli: Çdo gjë është shumë mirë.
Fatmiri: Vetë si je?
Sokoli: Po shtyhemi, të telefonova dhe mbrëmë unë po
Fatmiri: Sa e ndeza telefonin unë. Ça më thua ndonjë gjë ti?
Sokoli: Po hiç, shtyhemi.
Fatmiri: Si i ke punët andej?
Sokoli: Si dyfek i lagur.
Fatmiri: qesh .Si the?
Sokoli: Akoma si kam në vijë punët, skemi fare nga ajo gjëja..
Fatmiri: Dëgjo
Sokoli: Po.
Fatmiri: Meatë Liriminkam unë aty.
Sokoli: Si the?
Fatmiri: Kam unë për ti dhënë Lirimit..e kam aty, e fitojmë të gjithë ndonjë gjë.
Sokoli: Kush është Lirimi?
Fatmiri:  Kush e ka atë djalin?….Ti e ke? Ashtu më dukete gjen?
Sokoli: Si ta gjej unë?
Fatmiri: Ke ndonjë muhabet në vijë ti?
Sokoli: Jo, skam gjë fare prandaj.
Famiri: Epo mirë se mbase ta gjej unë aty.
Sokoli: Për sa kohë e gjen ti?
Fatmiri: Që sot.
Sokoli: Po si e gjen?
Fatmiri: Ta gjej që sot. Më dëgjon?
Sokoli: Po.
Fatmiri: Ta gjej direkt.
Sokoli: Mos kërkojnë shumë ata?
Fatmiri: Neve sa na leverdis? Se nuk e kam nisur që këtej unë atë.për kokë të kalamajve.
Sokoli: Si the?
Fatmiri: Neve si na leverdis më mirë?
Sokoli: Po tani.
Fatmiri: Dëgjo!
Sokoli: Po.
Fatmiri: Dëgjo, të betohem që e ke aty te vendie ke parasysh që shkon te vendi dhe sa shkon?
Sokoli: Po, por ti fol njëherë se qysh e tek..
Fatmiri: Çfarë
Sokoli: Fol njëherë vetë me të ti.
Fatmiri: Po.
Sokoli: Nga Republika Çeke e keni? Nga andej erdhi?
Fatmiri: Po, andej ka ardhurqë andej erdhi aty te juaty është tani.
Sokoli: Dëgjo.
Fatmiri: I kanë në makinë ata.
Sokoli: Kush është ai djali? Kush është ky? Avniu është ai?
Fatmiri: Nuk e di, të pyes njëherë ata se kush ështëMë dëgjove vllai? Se kështu
Sokoli: Epo mirë. Që mos ti hallaktim kot dhe ata. Na vijnë lekët një për një, pastaj kur të pijmë kafen.
Fatmiri: O vllai, dëgjo pak, di gjë me sa e kanë lënë aty?
Sokoli: Hë, më thuaj.
Fatmiri: Se nuk fitoj asnjë lek unë, të betohem.
Sokoli: Po?
Fatmiri: Me 31.
Sokoli: Po vlla, ata kështu e kanë lënë.
Fatmiri: Të betohem ajo që shesim ne është.vij dhe unë dhe fitojmë të dy neatë qëtë them të vërtetëntë betohem që skam dërguar asnjë lek..
Sokoli: Jo re..
Fatmiri: Dëgjoma kanë lënë kështu, se ishin vetë ata që e çuan dhe i bënë të gjitha gjërat.
Sokoli: E kanë sjellë ata?
Fatmiri: Ça do ti të them unë tani?!
Sokoli: Ti ça po bën vetë njëherë?
Fatmiri: Mirë fare.
Sokoli: Ata nuk erdhën më .kështu që
Fatmiri: O vlla, për kë po thua ti?
Sokoli: Atë muhabetin e atij të UÇK-sëa ça dreqin ishte ai.
Fatmiri: Po re, kanë ardhur ata, i mbushën rrafsh dhe makinat.
Sokoli: Shyqyr!
Fatmiri: Dy makina i kam nisur unë.
Sokoli: Epo mirë.
Fatmiri: Dy tani, duhet të nis dhe nja dy të tjera.
Sokoli: Ata të Vlorës nuk kanë ardhur apo jo?
Fatmiri: Jo, ata su bënë më të gjallë.
Sokoli: Epo le të shkojnë të q. Ata erdhën te unë dhe më kanë çarë k
Fatmiri: (qesh)sa mirë bëre që
Sokoli: Turi ça bën ndonjë gjë?
Fatmiri: Turi është yll fare, është në Republikën Çeke.
Sokoli: Ah.. po ai nuk na e bie dot këtu?
Fatmiri: Ata ma dërguan dhe mua miqtë e Turit ata ma sollën kështu..e ke parasysh ti meqënëse ska pasur farekupton?
Sokoli: Epo mirë (bie linja)

 

TELEFONATA 2
Datë 16.8.1998, mes Sokol Genicës dhe Fatmir Kajollit
Fatmiri: Alo!
Sokoli: Më thuaj grupi.
Fatmiri: Dëgjo.
Sokoli: Po.
Fatmiri: Më thuaj çik atë lokalin që doni ju për ta takuar atë personin, se vjen vetë tu takojë ai.
Sokoli: Po?
Fatmiri: Hë pra? Thuaj ndonjërit aty qëse unë e ti si njohim mirë këto
Sokoli: Ça the?
Fatmiri: Ne të dy se njohim fare vendin aty, prandaj më thuaj emrin e ndonjë lokali apo ndonjë vendi aty…që të vijë të të takojë ai personi.
Sokoli: Po.
Fatmiri: Do të flasë me ty ai, me asnjë tjetër.
Sokoli: Po, dakord.
Fatmiri: Domethënë?
Sokoli: Domethënë do ta mbyllim këtë punë apo jo?
Fatmiri: Po re po, më thuaj atë vendin

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›