E Diel, 1 Nëntor 2026

Policët rojë njohën në foto dy autorët

Viktima Gentian Beqiri

ELBASAN- “Nuk jemi ne autorët e vrasjes së Gentian Beqirit. Kemi fakte se në momentin e ngjarjes ndodheshim diku tjetër dhe jo në vendin ku ndodhi vrasja”.

Kështu mësohet të kenë deklaruar në Policinë e Elbasanit dy të arrestuarit, si të dyshuar për vrasjen e 38- vjeçarit Gentian Beqiri, teksa ai ndodhej në arrest shtëpie dhe ruhej nga një togë policësh. Arben Jaçe dhe Florenc Çapja janë marrë në pyetje për disa orë si të dyshuar të krimit që tronditi Elbasanit, por burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ata nuk kanë pranuar autorësinë e vrasjes. Ndërkaq, krejt të kundërtën kanë pohuar dy policët rojë, të cilët u arrestuan një orë pas ngjarjes për shpërdorim të detyrës. Kolegët e tyre kanë realizuar procedurën e zakonshme të paraqitjes për njohje, nëpërmjet disa fotove të personave me precedentë kriminalë në Elbasan. Ndër fotot e paraqitura kanë qenë edhe ajo e 31- vjeçarit Arben Jaçe, i cili dyshohet se në vitin 2009 ka vrarë në pritë ishpolicin Roland Rexhepi, apo siç njihej ndryshe me nofkën “Doda”….

(Lajmin e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›