E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel Gjermania ka dale e forcuar nga kriza ekonomike

Berlin 31 dhjetor NOA - Kancelarja gjermane Angela Merkel e konsideron te tejkaluar krizen ekonomike ne Gjermani. Si asnje vend tjeter Gjermania ka arritur te menaxhoje krizen tha Merkel ne fjalimin e saj drejtuar kombit me rastin e Vitit te Ri.

Bile vendi ka dale i forcuar nga kriza. Ne Gjermanine e bashkuar asnjehere njerezit nuk kane pasur me shume pune se sa sot. Por Gjermania duhet te vazhdoje te deshmoje edhe me tej fuqine e saj paralajmeroi politikanja e Unionit Kristiandemokrat CDU.

Evropa aktualisht ndodhet ne mes te nje prove vendimtare. Euro duhet te forcohet. Evropa e bashkuar eshte garant per paqen dhe lirine ndersa euro baza e mireqenies sone.

Kancelarja nderoi edhe ushtaret ne misionin e Afganistanit dhe pjesetaret e tyre te familjeve. Ata perjetuan gjate ketij viti vdekjen e nente shokeve te tyre.

NOA/DV

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›