Polici: Vendimi i gjykatës po na çon drejt gjakmarrjes
15/01/2005 DURRES - Një vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë në Mat provokon gjakderdhje në Durrës. Nëntë vëllezër të fisit Nura, pjesa më e madhe e të cilëve janë vendosur në qytetin bregdetar, kanë akuzuar trupin gjykues, që ka shqyrtuar çështjen e vrasjes së vëllait të tyre, për korrupsion. Njëri nga vëllëzërit e viktimës, Nuredin Nura, efektiv i policisë së repartit zjarrfikës në Durrës, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Faktit ka provokuar rikthimin te ligji i ashpër i Kanunit për të marrë gjakun e vëllait të
vrarë. Ndërsa konflikti mes Nurve dhe Loshajve ka nisur në fshatin e tyre, në Dars, Klos të Matit, shpërngulja e pjesës më të madhe të trungut të të dy fiseve në Durrës ka bërë që polici Nuredin Nura të kërkojë ashtu si dhe prokurori i çështjes vendosjen e
drejtësisë dhe dënimin maksimal të autorit që futi në hasmëri fiset.
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm
Në vendin e krimit, policia e Matit ka mundur të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale katër gëzhoja të armës, që qëlloi mbi Besim Nurën, një plumb si dhe më pas së bashku me ndalimin e autorit të krimit, Kujtim Losha ka bllokuar edhe armën. Gjatë seancave gjyqësore të zhvilluara në Faktin e Matit, prokurori i çështjes Elvin Gokaj, i cili ka mbrojtur edhe akuzën, ka këruar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin Kujtim Losha. Prokrurori i ka kërkuar trupit gjykues, të kryesuar nga gjyqtari Murat Lleshi, të deklaroj fajtor të pandehurin Losha për veprën penale të “vrasje me paramendim” parashikuar në nenin 78/2 KP. Gjithashtu prokurori në pretencën e tij e ka deklaruar fajtor Kujtim Loshën për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, duke kërkuar edhe 10 vite të tjera burg. Në aplikim të nenit 55, të KP, kërkoi dënimin e vetëm “Burgim të përjetshëm” dhe vuajtja e dënimit të kryhet në burgjet e sigurisë së lartë.
Gjykata mban anën e avokatit
Familjarët e viktimës kanë deklaruar se trupi gjykues dhe gjyqtari kryesues i seancës, Murat Lleshi, ka mbajtur anën e mbrojtjes. Seancat gjyqësore kanë nisur më 13 dhjetor dhe vendimi i trupit gjykues është dhënë më 29 dhjetor 2004, ku Kujtim Losha është dënuar me 16 vite heqje lirie. Në tre seancat e zhvilluara, familjarët e viktimës kanë qenë të pranishëm, por në ditën e shpalljes së vendimit, policia i ka nxjerrë, sipas tyre, me dhunë nga salla. Babai i viktimës, Ramazan Nura, i ka thënë vrasësit se e ka rritur dhe e ka dashur Kujtim Loshën si djemtë e tij, pasi ata ishin bashkëfshatarë dhe të gjitha gëzimet e hidhërimet e kishin të përbashkëta. Pas këtij deklarimi, sipas pohimeve të Nuredin Nurës, është provokuar një situatë plot tension, që ka pasuar me nxjerrjen me forcë të familjarëve të Nurve nga salla e gjyqit. Autori i krimit, nga dokumentet që disponon prokurori, thuhet se e ka pranuar fajësinë, por trupi gjykues e ka cilësuar veprimin e vrasjes si vrasje nga gjaknxehtësia dhe nga një grindje e çastit, ndërkohë që krimi është kryer 16 orë pas grindjes së fundit, e cila ka zgjatur për gjashtë muaj. Polici Nuredin Nura ka pohuar se gjykatësi Murat Lleshi është i korruptuar dhe se ai po provokon gjakderdhje me vendimin që ka marrë. Ndërsa familjarët i janë drejtuar Apelit në Tiranë si dhe kanë vënë në dijeni Presidentin e Republikës dhe ministrin e Drejtësisë, ata janë deklaruar se, nëse shteti nuk do të veprojë, atëherë ata do të marrin hak
nisur nga ligjet e Kanunit.
INTERVISTE/ Flet polici Nura
“Jemi 9 vëllezër por nuk duam gjak”
DURRES - Tepër i shqetësuar për atë që pretit të ndodhë mes dy fiseve, polici i zjarrfikësve, Nuredin Nura, deklaron se vetëm ndërhyrja e shtetit mund të ndalojë gjakderdhjen. Sipas tij, këto çështje delikate, nuk mund të trajtohen nga njerëz të korruptuar, të cilët mund të përkeqësojnë situatën.
Shpresoni tek apelimi i vendimit?
Shteti duhet të ndalojë gjakderdhjen. Në kemi 9 muaj që presim ndëshkimin e vrasësit. Jemi 9 vëllezër dhe nuk duam të marrim hak. Kjo jo se nuk mundemi, por se për shumë arsye kemi vendosur që hakun e vëllait tonë ta marrin ligjet e shtetit. Vetëm dënimi kapital, që
është kërkuar edhe nga prokurori, mund të ndalojë hasmërinë e nisur në mars të vitit të kaluar.
Cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja me familjen e autorit të krimit?
Në fshat kemi pasur hyrje-dalje, martesa, gëzime e hidhërime të përbashkëta. Kur Loshët ndërtuan shtëpinë e re, kanë ndenjur te ne deri në përfundim të saj, por kemi edhe dhjetëra fotografi, duke kërcyer e kënduar bashkë. Por kemi shumë lidhje të tjera që na kanë bërë të presim vendimin e gjykatës. Vëllai im Dylberi është baxhanak me vëllanë e vrasësit, Ilirin. Vet Kujtimi, që na vrau vëllanë, ka nuse kushërirën time. Një tjetër vëlla i Kujtim Loshës ka marrë nuse në të njëjtën derë që kemi marrë edhe ne nusen për vëllanë tjetër.
Nëse vendimi i gjykatës nuk do të ndryshojë?
Atëherë mbetet vetëm Kanuni. Nuk e kemi dëshiruar asnjëherë. Por në Durrës, ku jeton edhe një pjesë e familjes së Loshëve, jemi 6 vëllezër, ndërsa në fshat janë dy të tjerë dhe një tjetër në Greqi. Ne kemi urrejtje për vrasësin, por edhe për gjyqtarin, i cili është i korruptuar dhe me vendimin që ka marrë, duke e dënuar kriminelin me 16 vite burg, po na shtynë dy fise drejt vrasjes. Unë nuk di se sa do të vriten, nëse shteti nuk vendos dënimin maksimal të Loshës, por edhe gjakun e vëllait tonë nuk do të lejojmë të humbasë pse gjykatësi merr para. E them me bindje të plotë dhe kam fakte, të cilat ia kam bërë të ditur edhe Presidentit që gjyqtari ka marrë shuma të mëdha parash për të dhënë dënimin e vogël dhe kjo do të rëndojë jo mbi të, por te dy fiset tona në hasmëri. Ne ia kemi lënë
drejtësisë dhe jo Kanunit, pasi kemi shumë lidhje dhe plaga do të jetë shumë më e madhe nga sa është deri tani.
Si u vra Besim Nura
MAT - Ka qenë një konflikt pronësie për ujin e pijshëm në fshatin Dars të Matit, ajo që ka shtyrë familjet e Nurve dhe Loshve të përfshihen në hasmëri. Ndërsa Kujtim Losha, shtëpia e të cilit gjendej vetëm 200 m larg shtëpisë së Besim Nurës, ka kërkuar të shesë ujin për një familje tjetër, ndërkohë që, sipas Nurve, uji ishte blerë më parë nga këta të fundit, ka shërbyer edhe si fillesë e konfiktit. Kontradikta mes palëve ka vazhduar
për gjashtë muaj dhe duke qenë se askush nga pushteti vendor nuk ndërhyri për të zgjidhur konfliktin gjithçka përfundoi me vrasjen e babait të 5 fëmijëve, Besim Nurës, nga bashkëfshatari i tij, Kujtim Losha.
Një ditë para se të vriste nga oborri i shtëpisë së tij, ish-nënoficerin e repartit ushtarak të Klosit, Besim Nuri, Losha ka kaluar nëpër tokën e Nurve, ku dhe është grindur me gruan e Besimit. Vëllezërit Nura e kanë cilësuar provokim kalimin nëpër tokën e tyre të
Loshit dhe gjatë grindjes me Besimin, i cili ka dalë në mbrojtje të gruas, janë rrahur, duke i shkaktuar plagë Kujtim Loshës. Ky i fundit ka marrë ndihmë mjekësore në Burrel dhe pasi është kthyer në banesë, ka këputur telat e korrentit për shtëpitë e Nurve. Sipas Nuredin Nuri, i cili edhe ka treguar rrjedhën e ngjarjes, korrenti është shkëputur qëllimisht për t’u hakmarrë.
Të nesërmen e ngjarjes, në mëngjesin e 13 marsit 2004, nga oborri i shtëpisë së tij, Kujtim Losha qëllon me armë automatike Besim Nurën, me të cilin ishte rrahur një ditë më parë.