Polici harroi revolen mbi sënduk të WC-së, nuk e gjeti më

Hyri për të pirë kafe në një restorant. Më të kryer muhabetin kishte hyrë në WC. Pjesëtari i Policisë së Kosovës për tu ndjerë më rehat, hoqi revolverin nga brezi dhe e la mbi sënduk të WC-së. Pasi kreu punë, doli nga aty.
E gjithë kjo ndodhi brenda një ore. Por, kjo mund t’i kushtojë atij më suspendim nga puna. Pas një kohë të shkurtër ai u kthye përsëri tek WC-ja, e restorantit, i cili shërben edhe si Autolarje “Të Ismeti” në Dragodan, por nuk e gjeti revolverin bëjnë të ditur burime të Indeksoline.
Qarën nuk mundi t’ia bëjë as pronari i restorantit. Pasi pa që revolja nuk po gjendej assesi, ai e lajmërojë rastin vet në Policën e Kosovës. Indeksoline mëson se, njësitet relevante të Policisë ekzaminuan vendin e ngjarjes, e për këtë e njoftuara edhe prokurori.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por nuk kanë dashur të tregojnë se bëhet fjalë për humbjen e revoles.
“Rasti është raportuar dje, pas orës 13:00. Një zyrtar i Policës së Kovës ka hyre në një restorant në lagjen Arbëria, aty e ka harrur një pajise policore. Për këtë është lajmëruar Inspektorati i Policë dhe Prokurori. Rasti është hapur si vjedhje e rendë, pasi konsiderojmë që është vjedhur pajisja e zyrtarit policorë. Sa i përket masave. Inspektorati i Policisë fillimisht do ti merr masat fillestare, pastaj do të shef më tutje”, tha për Indeksoline, Arbër Beka nga Inspektorati i Policë së Kosovës./Indeksonline/