Polici i dehur qëllon me thikë pronarin e lokalit
13/06/2011 Plagoset edhe kamerieri, pranga policit
SHIJAK- Një polic, në gjendje tepër të dehur nuk ka mundur të kontrollojë dot sasinë e alkoolit që kishte konsumuar dhe pas një sherri tepër banal, të nisur në çast, qëlloi me thikë pronarin e lokalit, si dhe kamerierin që ndodhej aty. Policia njofton se dy persona janë plagosur me thikë dje në qytetin e Shijakut. Sipas të dhënave, autori i kësaj ngjarjeje është Gani Dama, punonjës i Policisë së Shtetit, i cili goditi me thikë në gjendje të dehur pronarin dhe kamerierin e një lokali në Shën Pjetër duke i lënë të plagosur. Sipas njoftimeve të deritanishme, forcat e policisë të komisariatit të Durrësit vunë në pranga shtetasin Gani Damën, ndërkohë që shtetasi B. Jeshili 47 vjeç, pronar i lokalit dhe kamerieri 37-vjeçar A. Vlashi u dërguan me urgjencë drejt spitalit. Tashmë ata po u nënshtrohen kurave intensive, pas mjekimeve të plagëve që kishin marrë, teksa gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale dhe se autori ka qenë në gjendje të dehur. Ndaj efektivit të policisë është ngritur akuza për plagosje të rëndë me dashje.