PS feston me mungesa 20-vjetorin
13/06/2011 Mungojnë zërat kundër, Rama përshëndet kontributin e Dritëro Agollit për Partinë Socialiste
Duhet të ndjehemi krenarë sepse kështu si sot ne jemi pozicionuar në anën e duhur të historisë
Partia Socialiste ka festuar dje 20-vjetorin e themelimit të saj. Ceremoni e organizuar një ditë para vendimit që do të shënojë një pikë të re kthese për këtë forcë politike, atë të rezultatit të Tiranës. Ndërsa në këtë festim për herë të parë ka munguar kryetari i parë i zgjedhur pas kalimit nga PPSH në PSSH Fatos Nano. Gjithashtu dhe Ilir Meta tashmë në opozitë me PS nuk ka qenë në ceremoni. Mungesë jo vetëm fizike, por dhe si i dëshiruar. Kur kryetari aktual i PS, Edi Rama, nuk ka nguruar as ta përmendë, duke përshëndetur në këtë datë veçse Dritëro Agollin, si dhe ata që e kanë votuar dhe e vazhdojnë ta votojnë këtë forcë politike. Por nuk ka qenë vetëm mungesa e Nanos që ka shënuar këtë 20-vjetor. Gjithashtu në “Sheraton” ku ishte vendosur të organizohej ceremonia mungonin dhe kritikët më të fortë të Ramës, Andis Harasani, Kastriot Islami, por dhe Ben Blushi. Ndërkohë që prezent ka qenë Kiço Blushi.
Përshëndetja
Në këtë përvjetor ishin të ftuar rreth 800 persona, jo vetëm drejtuesit socialistë në Tiranë e rrethe, por edhe të ftuar nga trupi diplomatik, komunitetet fetare dhe aleatët e Partisë Socialiste.
Edi Rama në fjalën përshëndetëse u shpreh se të gjithë anëtarët e kësaj force politike, duhet të ndjehen krenar pas 20 vitesh, pasi PS është e pozicionuar në kahun e duhur të historisë.
Sipas Ramës, ky përvjetor përkon me një orë të vështirë për Shqipërinë. Për të kjo është ora e një sfide të madhe mes dy vizionesh të ndryshme për vendin, njerëzit, politikën. Ora e një udhëkryqi posaçërisht të vështirë, që ndahet në dy rrugë ku do të kalojë sot e ardhmja e vendit. “Ora e një zgjedhjeje të qartë mes Shqipërisë që kemi, drejt së tatëpjetës ku përditë humbasin vlera e mundësi dhe Shqipërisë që duam, drejt majës ku duhet të ngjitemi dhe Shqipërisë që duam, drejt të majës ku duhet të ngjitemi për të prekur qiellin e Evropës së Bashkuar. Ka shumë dallim mes Shqipërisë që kemi, ku humbasim përditë vlera e mundësi dhe Shqipërisë ku dëshirojmë të ngjitemi, drejt vlerave evropiane. Vendi ynë ka pasur plot kthesa dramatike nga diktatura në demokraci. Në këtë 20-vjetor duhet të ndjehemi krenarë sepse kështu si sot ne jemi pozicionuar në anën e duhur të historisë”, deklaroi Rama.
Pas falënderimeve për njerëzit që kanë kontribuar në rritjen e kësaj partie Rama përmendi 3 nga themelet ku mbështet kjo forcë politike.
“Zakoni e do që duhen thënë vetëm fjalë të mira. Unë sot do të rendis 3 prej tyre. Ne jemi parti që bëmë gjënë e duhur për interesin kombëtar. Respektojmë të gjithë qytetarët, liritë e të drejtat e tyre. Punojmë për të ndryshuar për mirë Shqipërinë. Mirënjohje për ata që kanë kontribuar në 20 vjet!”, shtoi Rama, duke veçuar Dritëro Agollin.
Ceremonia
Ceremonia është organizuar në formën e një pritje të thjeshtë ndërsa për të ftuarit është servirur verë si dhe muzikë klasike. Në një nga ambientet e hollit ishte vendosur dhe një grup muzikor me violina, i cili luante në nder të të ftuarve. Ndërsa ceremonia zgjati rreth një orë, ku jo vetëm deputetët, por dhe të ftuarit e tjerë kanë nxituar për të uruar njëri tjetrin. Ka qenë kryetari i PS Edi Rama, i cili nën shoqërinë e bashkëshortes së tij ka trokitur gotat me të ftuarit.
Mungonin
Në ceremoninë e organizuar prej socialistëve në sy ka rënë mungesa e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe ambasadorja britanike, të cilët mësohet se kishin deleguar të ngarkuar të tjerë. Burimet thanë se të dy diplomatët ishin prezent në një tjetër eveniment. Po ashtu është vënë re dhe mungesa e dy prej aleatëve të Partisë Socialiste. Si Nard Ndoka, ashtu dhe Skënder Gjinushi nuk kanë qenë prezent në ceremoninë e 20-vjetorit, ndërsa nuk janë bërë të ditura argumentet e kësaj mungese, e cila duket se e ka burimin në konfliktin e krijuar në numërimin e votave ku aleatët kanë akuzuar për vjedhjen e fletëve pro tyre.
Prezenca në arenën diplomatike
Partia Socialiste duket se ka nisur të riformatojë dhe prezencën e saj në arenën ndërkombëtare. Gjatë ceremonisë është mësuar se tashmë as Arben Malaj dhe as Ermelinda Meksi nuk do të jenë anëtarë të komisionit parlamentar në Asamblenë e KE. Në vend të tyre do të jenë dy ish-nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës Mimi Kodheli dhe Eduart Shalsi. Ndërsa strategjia e tyre duket se do të marrë rrugën nga sot. Të dy anëtarët e rinj do të udhëtojnë drejt Brukselit për t’i paraprirë dhe takimeve zyrtare që do të nisin atje. Ku pikat kyçe duket se do të jenë ankesat për zgjedhjet.
Batutat e Majkos
Gjatë festës për 20-vjetorin e PS nuk kanë munguar batutat mes palëve apo dhe inkurajimi për një zhvillim pozitiv me të. Kështu gjatë trokitjeve të gotave Rama i shoqëruar me bashkëshorten ka ndaluar në tryezën ku ishte vendosur ish kryeministri konsensual Pandeli Majko. Gjatë qëndrimit pak minutash Majko i është drejtuar zonjës Ramaduke iu referuar romanit 3 shokët, ku ka nënvizuar se në dukje nga jashtë PS është e prishur, por se nga brenda ka një motor të fortë dhe tepër të fuqishëm.