"Protesta, uroj qe te mos nise shiu pasdite ne shesh"
Kryeministri Berisha uroi dje qe mos te niste shi gjate mitingut te lajmeruar te forcave opozitare ne bulevardin " Deshmoret e Kombit". Sipas Berishes, Shqiperia eshte nje vend demokratik dhe i vetmi urim qe kam eshte te mos u bjere shi e t'ia prishe mitingun. Nga Kamza kreu i qeverise deklaroi se per te ishin te rendesishme inaugurimet ne vend dhe hapat e Shqiperise drejt "NATO"-s dhe Bashkimit Evropian. "Ne jemi ketu per nje seri te rendesishme inaugurimesh dhe dua te garantoj qytetaret shqiptare se vendi qe po ecen drejt anetaresimit ne "NATO", vendi qe doli ne catine e botes per reformat ekonomike, te cilat kane te bejne me nje prej lirive me themelore te qytetareve, lirine e tregut dhe te iniciatives se lire", ju pergjigj Berisha dhe interesimit medieve ne lidhje me qendrimin e tij mbi mitingun e opozites pasditen e djeshme. Sipas Berishes, ai ishte i kenaqur qe kishte arritur qe te bente qe Shqiperia te renditej ne vendet me nje rritje ekonomike dy shifrore. Kreu i Qeverise Berisha deklaroi se sot ne Shqiperi ka dy here me shume shprese, dy here me shume nder, emer, besim tek vetja dhe e ardhmja e saj.