E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhuveli: Ky penalizim duhej bere me pare

Ministri i Mjedisit njekohesisht dhe kryetar i Partise Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli deklaroi dje se ligji per per dosjet mund te ishte edhe me i ashper dhe te mos kursente ne penalizime edhe deputetet. Ne nje prononcim per mediat, Xhuveli u shpreh se PAA e mbeshteste Partine Demokratike ne marrjen e kesaj nisme te rendesishme dhe madje ishte per radikalizmin e saj. "Nuk ka gje te keqe nese per kete do te penalizohen 10-15 deputete, sepse me ne fund do te qetesohen shpirtrat, do te dine edhe njerezit se kush eshte pjese e politikes se paster, njerezit do te dine per ke po votojne", deklaroi kreu i PAA-se, Lufter Xhuveli. Ai theksoi se politika ne vend ishte e vonuar me kete ceshtje, pasi dosjet duhet te kishin me shume se nje dekade qe duhet te ishin hapur. "Mendoj se eshte ceshtje e domosdoshme qe duhet bere. Jemi vone me kete ceshtje qe duhej bere 15 vjet me pare", deklaroi Xhuveli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›