Deputetet: Bollano, ndjekje penale
Rozeta Rapushi
Shkarkim dhe ndjekje penale per kryetarin e bashkise se Himares, Vasil Bollano. Qendrimet e fundit te kryebashkiakut, i cili i dergoi Parlamentit grek memorandum, qe ratifikimi i MSA-se me Shqiperine te kushtezohet nga dhenia e autonomise per jugun e Shqiperise, bashkuan dje poziten dhe opoziten ne kerkesen e ndjekjes penale per te. Por dhe nisjen e protestave ne Himare kunder tij. Nenkryetari i grupit socialist, Erion Brace akuzoi qe ne fillim te seances, se Bollano po hedh helm mbi marredheniet Shqiperi-Greqi. "Berisha nuk ka vullnetin per ta shkarkuar, sepse eshte nje nga perkrahesit kryesore te kreut te OMONIA-s. Bollano ka qene kandidat per deputet per PD-ne dhe kjo e pengon kryeministrin per ta shkarkuar", theksoi Brace. Teper kritik u shpreh dhe deputeti demokrat Bujar Leskaj. Sipas tij, Bollano nuk eshte gje tjeter, vecse mbeturine e qarqeve nacionaliste ekstremiste greke. "Te gjithe duhet ta demaskojne", theksoi Leskaj. Me i ashper deputeti i pavarur, Spartak Ngjela beri thirrje se nese shteti nuk merr masa ndaj nje njeriu te tille, atehere individet duhet t'i tregojne vendin atij. "Bollano eshte i lire te drejtoje ku te doje, por me shqiptaret e ka pisk, se ka hyre ne nje loje te rrezikshme", tha Ngjela. Ketyre zerave ju shtua dhe kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi. Ai kerkoi nga Bollano qe te pergjigjet penalisht dhe masa minimale qe duhet te merret ndaj tij eshte shkarkimi. Sipas Gjinushit, ndaj Bollanos, te mblidhen firmat per ndjekje penale. Nga ana tjeter, edhe deputeti i LSI-se, Pellumb Xhufi theksoi se Bollano po shkel parimet baze te nje shteti dhe ne te njejten kohe vazhdon t'i hedhe benzine zjarrit per kete ceshtje. Nuk eshte hera e pare, qe Kuvendi zien per Bollanon. Pak muaj me pare, pothuajse i njejti debat u zhvillua ndaj tij, ne bisedimet per ceshtjen e kthimit e kompensimit te pronave, e debatet per verifikimin e tyre.
"Komision hetimor per verifikimin e korrupsionit me tokat ne Himare"
Deputeti i LSI-se, Nikollaq Neranxi kerkon komision hetimor per verifikimin e korrupsionit qe po behet me tokat ne Himare. Duke bere pergjegjes direkt kryetarin e bashkise, Vasil Bollano, Neranxi u shpreh se ne Himare po rrenjoset ideja se kjo eshte toka e zgjedhur per sherr dhe per bela. "Ky person politik eshte i mandatuari qe po e le Himaren ne terr dhe injorance zhvillimi. Ky njeri nuk po kryen detyren ligjore dhe une ne cilesine e deputetit, e denoncoj ate dhe gjithe shpuren e njerezve te tij, se po troket ora te marrin ndeshkimin e forte qytetar dhe ligjor", akuzoi Neranxi. Ai denoncoi se pronat ne kete qytet po grabiten me dokumente dhe vendime te Agjencise Kombetare te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe pazaret lidhen me kryebashkiakun e Himares, "nje bastard politik i quajtur Vasil Bollano", tha Neranxi