Perplasen dy makina ne superstrade, vdes kembesori
Lac- Superstrada e vdekjes shkakton edhe nje tjeter viktime. Aksidenti ka ndodhur mengjesin e dites se djeshme ne segmentin Fushe Kruje-Lac dhe viktime eshte bere nje kembesor, pas perplasjes se dy mjeteve qe leviznin ne drejtime te kunderta. Policia vendore beri ndalimin e nje prej drejtuesve te makinave dhe nisi kryerjen e ekspertizes per ngjarjen. Burime zyrtare thane se aksidenti ka ndodhur rreth ores 07:30, kur Bardhok Lika, banues ne fshatin Dreven te Fushe Krujes, ka dale duke pritur ne ane te superstrades per te kaluar ne krahun tjeter. Ne kete moment, dy autovetura, njera tip "Benz", me targa te Tiranes dhe tjetra "Volswagen", me targa greke, jane perplasur. Si pasoje makina e dyte me targa te huaja ka dale nga rruga, duke goditur per vdekje Bardhok Liken, 40 vjec. Po dje, policia e Elbasanit identifikoi shoferin e mjetit qe perplasi nje te moshuar ne vendin e quajtur "Rruga e Trenit". Burime zyrtare thane se i dyshuari qe u ndalua eshte Ali Zena, 20 vjec, me banim ne lagjen "Clirimi", i cili duke drejtuar nje "Fiat Punto", me targe EL 8609 B, aksidentoi Xh. S., 60 vjece.
A.B./F.S.
A.B./F.S.