E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA: Të hetohen abuzimet me të burgosurit

Prokurori i Përgjithshëm i
Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, Eric Holder, ka
caktuar një prokuror të posaçëm
për të hetuar në lidhje me rastet
e abuzimet e CIA-s me të dyshuarit
për terrorizëm. Kjo lëvizje
pritet që t‘ia zhvendosë Obamës
vëmendjen nga përpjekja për
të miratuar reformën e re shëndetësore.
Vendimi i prokurorit
Holder, që pritet të ngjallë shumë
debate e kundërshti nga shumë
palë të interesuara dhe të përfshira
në këtë çështje, erdhi pas
rekomandimit të zyrës së etikës
së Departamentit amerikan të
Drejtësisë për të vënë nën hetim
zyrtarë të Agjencisë Qendrore të
Inteligjencës (CIA), apo kontraktorë
të saj mbi të cilët bien akuzat
e keqtrajtimit të të dyshuarve
për terrorizim në Afganistan dhe
Irak. "Unë e kuptoj plotësisht
se vendimi im për të nisur këto
hetime paraprake do të ngjallë
kundërshti. Në këtë rast, duke
pasur parasysh gjithë informacionin
që kam në dispozicion,
vendimi që kam marrë është
veprimi i duhur", ka deklaruar
Prokurori i Përgjithshëm në një
deklaratë të dhënë me këtë rast.
Ndërsa Holder ka marrë vendimin
e tij, të paralajmëruar kohë
më parë, kanë dalë detaje të reja
nga teknikat e përdorura pas 11
shtatorit për marrjen në pyetje
të të dyshuarve për terrorizëm.
Ato u ndërmorën gjatë periudhës
së administratës "Bush", por u
ndaluan pak para përfundimit
të mandatit të dytë presidencial
të ish-presidentit. Zyrtarë të
ndryshëm, përfshi edhe ishzëvendëspresidentin
Dik Çeni,
i kanë mohuar përdorimet e
torturave dhe i kanë mbrojtur
HOLDER:
"Unë e kuptoj plotësisht
se vendimi im për
të nisur këto hetime
paraprake do të ngjallë
kundërshti. Në këtë rast,
duke pasur parasysh
gjithë informacionin që
kam në dispozicion,
vendimi që kam marrë
është veprimi i duhur"
QËNDRIMET
Republikanët ka të ngjarë
që ta akuzojnë Obamën
për qëndrime të buta
në lidhje me çështjet
e sigurisë kombëtare,
ndërkohë që disa liberalë
mbështetës të idesë
së hetimeve nuk do
të qëndrojnë pa folur
nëse këto hetime do të
kufi zohen vetëm tek ata
që i kryen shkeljet e jo tek
ata që i urdhëruan
praktikat e tyre duke i quajtur
plotësisht të ligjshme. Por ata
kanë shkuar përtej formave të
lejuara, si mungesa e gjumit,
ajo e ushqimit dhe "mbytja në
ujë". Me çështjen në fjalë do të
merret prokurori John Durham.
Ai ndërkohë po merret me
hetimin e shkatërrimit të disa
provave materiale që vërtetonin
kryerjen e hetimeve me metoda
të jashtëligjshme nga agjentët e
CIA-as. Sipas raportit në njërin
nga momentet kur është marrë
në pyetje i dyshuari kryesor për
11 shtatorin, Khalid Sheikh Mohammed,
ai është kërcënuar se
nëse nuk do të bashkëpunonte,
do t‘ia vrisnin fëmijët. Presidenti
amerikan ka deklaruar
vazhdimisht se ai dëshiron që të
ecë përpara dhe jo të shohë pas,
por duket se pavarësisht kësaj
optike të Obamës, prokurori i
përgjithshëm ka vendosur që
të ndërmarrë vetë hetime në
lidhje me çështjen. Vendimet
e fundit lidhur me abuzimet
e bëra gjatë administratës së
kaluar, me siguri që do të ngjallin
një "shtrëngatë" politike
në një moment shumë kyç në
Uashington. Republikanët ka
shumë të ngjarë që ta akuzojnë
Obamën për qëndrime të
buta në lidhje me çështjet e
sigurisë kombëtare, ndërkohë
që disa liberalë mbështetës të
idesë së hetimeve nuk do të
qëndrojnë pa folur nëse këto
hetime do të kufizohen vetëm
tek ata që i kryen shkeljet, e jo
tek ata që i urdhëruan. Vendimi
i Holder përmbys vendimin e
mëparshëm të administratës së
Bushit, i cili ishte kundër nisjes
së hetimeve pas të dhënave të
servirura nga Departamenti i
Drejtësisë. Për sa u përket të
dyshuarve, ata do të hetohen
nga një skuadër e posaçme, e
cila do të shqyrtojë të gjitha
politikat e deritanishme të marrjes
në pyetje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›