Bernanke sërish në Rezervën Federale, ndërkohë banka humbet betejën gjyqësore
Presidenti amerikan, Obama,
ka konfi rmuar emërimin e
shefit aktual të Rezervës
Federale, Ben Bernanke, për një
mandat të dytë në përfundim të
të parit. Për të bërë këtë lajmërim,
Obama bëri një shkëputje nga
pushimet me familjen. Ben ka
marrë meritat e operacioneve për
shpëtimin e bankave dhe institucioneve
fi nanciare të falimentuara
në Shtetet e Bashkuara gjatë
fi llimit të krizës fi nanciare dhe
asaj të kredive. Sipas Obamës,
Bernanke pati ndikim në kufi zimin
e efekteve të krizës. Mandati
4-vjeçar i shefi t të FED mbaron
në muajin janar. Sipas Obamës,
Ben ndihmoi në parandalimin
e përsëritjes së një situate të ngjashme
me atë të Depresionit të
Madh. Për shefi n e FED, banka e
tij, Banka Qendrore e Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, u vendos
përballë sfi dash të vështira. Ai
premtoi se nëse posti i tij do të
rikonfirmohet edhe në Senat,
ai do të punojë më shumë për
prosperitetin dhe begatinë e
vendit në një epokë shumë më
të stabilizuar. E ndërsa Obama
lëvdon Benanken, Rezerva
Federale për herë të parë në
historinë e saj duhet të tregohet
më transparente për shumë
veprime, ndryshe nga sa ka
vepruar deri më tani. Kështu,
ajo duhet të identifikojë kompanitë
që kanë marrë pjesë në
programin e saj emergjent të
huadhënësve. Ky vendim është
marrë nga gjykata në Manhatan,
e cila vendosi që të refuzojë
argumentin e bankës për
mosdhënie të informacionit të
kërkuar me pretekstin se një gjë
e tillë do të dëmtonte pozicionet
e huamarrësve. Gjatë gjithë
kësaj kohe, FED ka refuzuar që
të japë emrat e firmave financiare
të cilave u ka dhënë hua e
madje edhe të publikojë shumat
përkatëse apo asetet e vëna si
kolateral në 11 programet e saj
që operuan dhe operojnë në
kushtet e krizës financiare. Për
Alan Grayson, demokrat dhe
përfaqësues i Floridës, si dhe
anëtar i Komitetit të Shërbimeve
Financiare, Rezerva Federale
duhet që të japë llogari për veprimet
e saj dhe të mos na lërë
në errësirë. Kështu, FED ka në
dispozicion 5 ditë që të japë dokumentet
e kërkuara që bëjnë
transparencë mbi një numër
veprimesh të saj fi nanciare. Sipas
analistëve, publiku i gjerë duhet
që të njohë termat e huadhënies
së FED, sepse njerëzit janë bërë
"investitorë" të shumë bankave
që, nëse nuk do të kishin qenë
paratë e taksapaguesve, do të
kishin falimentuar. Ndër bankat
që kanë deklaruar se kanë marrë
kredi nga Rezerva Federale janë
"Citigroup Inc" dhe "American
International group Inc".
Gjykata me vendimin e saj, që
rrëzon kërkesën e FED për të
mbajtur sekret të dhënat që i
kërkohen, ka mbrojtur përveçse
drejtësinë, edhe vetë njerëzit. Kjo
sepse ata kanë të drejtë të dinë
se ku shkuan paratë e tyre që, në
një kohë të jashtëzakonshme, iu
dhanë hua në shuma të jashtëzakonshme
disa institucioneve të
fuqishme financiare. Në këtë
rast është e drejta themelore e
njerëzve të dinë dhe të informohen.
Kongresi amerikan mund
të votojë muajin e ardhshëm një
ligj që do ta detyrojë FED-in që
t‘u hapë dyert auditëve të Zyrës
Qeveritare të Llogarisë.
ka konfi rmuar emërimin e
shefit aktual të Rezervës
Federale, Ben Bernanke, për një
mandat të dytë në përfundim të
të parit. Për të bërë këtë lajmërim,
Obama bëri një shkëputje nga
pushimet me familjen. Ben ka
marrë meritat e operacioneve për
shpëtimin e bankave dhe institucioneve
fi nanciare të falimentuara
në Shtetet e Bashkuara gjatë
fi llimit të krizës fi nanciare dhe
asaj të kredive. Sipas Obamës,
Bernanke pati ndikim në kufi zimin
e efekteve të krizës. Mandati
4-vjeçar i shefi t të FED mbaron
në muajin janar. Sipas Obamës,
Ben ndihmoi në parandalimin
e përsëritjes së një situate të ngjashme
me atë të Depresionit të
Madh. Për shefi n e FED, banka e
tij, Banka Qendrore e Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, u vendos
përballë sfi dash të vështira. Ai
premtoi se nëse posti i tij do të
rikonfirmohet edhe në Senat,
ai do të punojë më shumë për
prosperitetin dhe begatinë e
vendit në një epokë shumë më
të stabilizuar. E ndërsa Obama
lëvdon Benanken, Rezerva
Federale për herë të parë në
historinë e saj duhet të tregohet
më transparente për shumë
veprime, ndryshe nga sa ka
vepruar deri më tani. Kështu,
ajo duhet të identifikojë kompanitë
që kanë marrë pjesë në
programin e saj emergjent të
huadhënësve. Ky vendim është
marrë nga gjykata në Manhatan,
e cila vendosi që të refuzojë
argumentin e bankës për
mosdhënie të informacionit të
kërkuar me pretekstin se një gjë
e tillë do të dëmtonte pozicionet
e huamarrësve. Gjatë gjithë
kësaj kohe, FED ka refuzuar që
të japë emrat e firmave financiare
të cilave u ka dhënë hua e
madje edhe të publikojë shumat
përkatëse apo asetet e vëna si
kolateral në 11 programet e saj
që operuan dhe operojnë në
kushtet e krizës financiare. Për
Alan Grayson, demokrat dhe
përfaqësues i Floridës, si dhe
anëtar i Komitetit të Shërbimeve
Financiare, Rezerva Federale
duhet që të japë llogari për veprimet
e saj dhe të mos na lërë
në errësirë. Kështu, FED ka në
dispozicion 5 ditë që të japë dokumentet
e kërkuara që bëjnë
transparencë mbi një numër
veprimesh të saj fi nanciare. Sipas
analistëve, publiku i gjerë duhet
që të njohë termat e huadhënies
së FED, sepse njerëzit janë bërë
"investitorë" të shumë bankave
që, nëse nuk do të kishin qenë
paratë e taksapaguesve, do të
kishin falimentuar. Ndër bankat
që kanë deklaruar se kanë marrë
kredi nga Rezerva Federale janë
"Citigroup Inc" dhe "American
International group Inc".
Gjykata me vendimin e saj, që
rrëzon kërkesën e FED për të
mbajtur sekret të dhënat që i
kërkohen, ka mbrojtur përveçse
drejtësinë, edhe vetë njerëzit. Kjo
sepse ata kanë të drejtë të dinë
se ku shkuan paratë e tyre që, në
një kohë të jashtëzakonshme, iu
dhanë hua në shuma të jashtëzakonshme
disa institucioneve të
fuqishme financiare. Në këtë
rast është e drejta themelore e
njerëzve të dinë dhe të informohen.
Kongresi amerikan mund
të votojë muajin e ardhshëm një
ligj që do ta detyrojë FED-in që
t‘u hapë dyert auditëve të Zyrës
Qeveritare të Llogarisë.