Helikopteri nxjerr "të pastër" Fierin nga kanabisi
Tri ditë më parë, territori
i Qarkut të Fierit
është kontrolluar nga
helikopteri i Ministrisë së
Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme
të Policisë së Shtetit,
me qëllim identifikimin e zonave
ku mund të ishte kultivuar bimë
narkotike. Në raportin përcjellës
të këtij aksioni, Drejtoria e Policisë
së Fierit është njohur me
faktin se territori i qarkut është
"i pastër" nga hashashi apo bimë
të tjera narkotike. Specialistë të
lartë të seksionit të luftës kundër
bimëve narkotike në Drejtorinë
e Policisë së Qarkut shprehen
për gazetën "Shqip" se është
ushtruar kontroll në të tria rrethet
e Qarkut të Fierit me anë të një
helikopteri, ashtu siç u kontrollua
pothuajse i gjithë territori i vendit
dhe nga kontrolli ka rezultuar se
në Lushnjë, Fier e Mallakastër
nuk është kultivuar hashash.
Kontrolli ka qenë sipërfaqësor,
ndërsa për terrenet disi të fshehura
janë përdorur edhe dylbitë.
"Nga kontrollet e helikopterit nuk
është identifikuar asnjë parcelë e
mbjellë me kanabis sativa", kanë
thënë për gazetën drejtues të lar-
të të seksionit kundër kultivimit
të bimëve narkotike në Drejtorinë
e Policisë së Fierit. Megjithatë,
specialistë të antidrogës
shprehen se ka dyshime të qarta
se ka ende hashash të kultivuar
në Qarkun e Fierit. Deklarata e
agjentëve të antidrogës bazohet
te strategjia e ndjekur gjatë këtij
viti prej kultivuesve të bimëve
narkotike. "Kultivuesit e stërvitur
në mbjellje hashashi kanë zgjedhur
territore të fshehura dhe
mjaft të vështira për t‘u arritur
edhe me helikopter. Janë zgjedhur
sipërfaqe të mbuluara me
pemë, me shkurre, si edhe gryka
e kthina kodrash e malesh, të
cilat janë të vështira për t‘u kontrolluar
edhe fizikisht. Prej disa
vitesh po zgjidhen si vende për
të mbjellë hashash tokat djerrë, si
edhe tokat publike, ndërsa gjatë
këtij viti kultivuesit kanë rendur
drejt sipërfaqeve të fshehura dhe
jo lehtësisht të kontrollueshme",
shprehen zyrtarisht në seksionin
e antidrogës së Policisë Fier. Për
periudhën qershor-gusht, Policia
e Fierit ka identifikuar 15 raste të
kultivimit të kanabisit. Shumica e
tyre kanë qenë në rrethin e Mallakastrës,
ndërkohë që për herë të
parë pas shumë vitesh sipërfaqja
e mbjellë me hashash në masë
është gjetur edhe në rrethin e
Lushnjës. Sipas burimeve zyrtare
të seksionit të antidrogës, mësohet
se me gjithë klasifikimin
si një vend i prirur për kultivim
hashashi, ky qark konsiderohet
edhe si një pikë transite për
trafikun e drogave të ndryshme.
Pozicioni gjeografik e bën Qarkun
e Fierit nyjë të rëndësishme për
kalimin e sasive të larta me drogë
të të gjitha llojeve.
i Qarkut të Fierit
është kontrolluar nga
helikopteri i Ministrisë së
Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme
të Policisë së Shtetit,
me qëllim identifikimin e zonave
ku mund të ishte kultivuar bimë
narkotike. Në raportin përcjellës
të këtij aksioni, Drejtoria e Policisë
së Fierit është njohur me
faktin se territori i qarkut është
"i pastër" nga hashashi apo bimë
të tjera narkotike. Specialistë të
lartë të seksionit të luftës kundër
bimëve narkotike në Drejtorinë
e Policisë së Qarkut shprehen
për gazetën "Shqip" se është
ushtruar kontroll në të tria rrethet
e Qarkut të Fierit me anë të një
helikopteri, ashtu siç u kontrollua
pothuajse i gjithë territori i vendit
dhe nga kontrolli ka rezultuar se
në Lushnjë, Fier e Mallakastër
nuk është kultivuar hashash.
Kontrolli ka qenë sipërfaqësor,
ndërsa për terrenet disi të fshehura
janë përdorur edhe dylbitë.
"Nga kontrollet e helikopterit nuk
është identifikuar asnjë parcelë e
mbjellë me kanabis sativa", kanë
thënë për gazetën drejtues të lar-
të të seksionit kundër kultivimit
të bimëve narkotike në Drejtorinë
e Policisë së Fierit. Megjithatë,
specialistë të antidrogës
shprehen se ka dyshime të qarta
se ka ende hashash të kultivuar
në Qarkun e Fierit. Deklarata e
agjentëve të antidrogës bazohet
te strategjia e ndjekur gjatë këtij
viti prej kultivuesve të bimëve
narkotike. "Kultivuesit e stërvitur
në mbjellje hashashi kanë zgjedhur
territore të fshehura dhe
mjaft të vështira për t‘u arritur
edhe me helikopter. Janë zgjedhur
sipërfaqe të mbuluara me
pemë, me shkurre, si edhe gryka
e kthina kodrash e malesh, të
cilat janë të vështira për t‘u kontrolluar
edhe fizikisht. Prej disa
vitesh po zgjidhen si vende për
të mbjellë hashash tokat djerrë, si
edhe tokat publike, ndërsa gjatë
këtij viti kultivuesit kanë rendur
drejt sipërfaqeve të fshehura dhe
jo lehtësisht të kontrollueshme",
shprehen zyrtarisht në seksionin
e antidrogës së Policisë Fier. Për
periudhën qershor-gusht, Policia
e Fierit ka identifikuar 15 raste të
kultivimit të kanabisit. Shumica e
tyre kanë qenë në rrethin e Mallakastrës,
ndërkohë që për herë të
parë pas shumë vitesh sipërfaqja
e mbjellë me hashash në masë
është gjetur edhe në rrethin e
Lushnjës. Sipas burimeve zyrtare
të seksionit të antidrogës, mësohet
se me gjithë klasifikimin
si një vend i prirur për kultivim
hashashi, ky qark konsiderohet
edhe si një pikë transite për
trafikun e drogave të ndryshme.
Pozicioni gjeografik e bën Qarkun
e Fierit nyjë të rëndësishme për
kalimin e sasive të larta me drogë
të të gjitha llojeve.