Antimafia italiane çon në gjyq 34 shqiptarë
Prokuroria e antimafies në Katanzaro
të Italisë kërkon fillimin e gjykimit
ndaj 34 personave të arrestuar në
kuadër të operacionit të koduar "Shkodër",
që çoi në ndalimin e trafikut të lëndëve
narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
Hetimi për trafikun, që dyshohet se organizohej
nga eksponentë të Ndragetës
kozentinase, u kurorëzua me një operacion
blic të Guardia di Finanzas një vit më parë.
Të hënën do të zhvillohet seanca preliminare,
gjatë së cilës do të vendoset se kush
nga të ndaluarit do të çohet për gjykim.
Hetimi për çështjen, një bashkëpunim
mes prokurorisë së Katanzaros dhe asaj të
Romës, nisi më 2005-ën dhe në kuadër të
tij janë sekuestruar rreth 500 kilogramë kokainë,
heroinë e marijuanë. Gjatë hetimit
doli në pah ekzistenca e një trafiku droge
Kalabri-Shqipëri, ku lënda narkotike ishte
e destinuar për tregun italian dhe atë europian.
Gjithashtu rezulton se në trafik janë
përfshirë elementë të njohur të botës së
krimit shqiptar e rumun, por dhe kalabrez,
të cilët kontrollonin dhe siguronin që asnjë
dërgesë droge që vinte nga Lindja të hynte
në tregun kalabrez. Operacioni "Shkodër"
çoi në arrestimin e 20 personave, mes të
cilëve të këngëtares shqiptare Liliana Kondakçi,
e cila në disa prononcime publike
në median shqiptare e ka mohuar shpesh
përfshirjen e saj në këtë trafik. Gjithashtu,
policia italiane ka sekuestruar të mira
materiale që kapnin një vlerë prej rreth 2
milionë eurosh. Gjatë hetimeve numri i të
akuzuarve ka shkuar në 34.