E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia “luftë” drogës nga Jugu në Veri

Një operacion i ndërmarrë, i koduar “Era e Jugut” ka përfunduar në asgjësimin e rreth 380 rrënjëve kanabis sativa. Sasia e drogës është gjetur në fshatin Derviçian, në vendin e quajtur hangarët e Barutës. Policia arrestoi shtetasin Thanas Guxo, pronar i vendit ku është gjetur droga.

Operacioni ka vazhduar edhe në Tepelenë ku janë gjetur 120 rrënjë kanabis në banesën e shtetasit Arjan Braha, i cili nuk ndodhej aty dhe është shpallur në kërkim nga ana e policisë.

Ndërkohë, policia e Tropojës ndaloi mesnatën e kalur një 53 vjeçar nga qyteti i Bajram Currit, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa. Bajram Mustafaj u ndalua për një kontroll në vendin e quajtur “Rrethi i policit”, në qendër të qytetit të Bajram Currit, ku në mjetin e tij tip Mitsubishi, u zbulua 490 gram lëndë narkotike kanabis.

Policia ndaloi në flagrancë 53 vjeçarin, ndërsa sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike dhe mjetin me të cilin ai e transportonte atë. Nga janari i këtij viti, policia e rrethit të Tropojës ka asgjesuar rreth 8000 rrënjë kanabis sativa, ndërsa vazhdojnë kontrollet në zona të ndryshme të rrethit ku  dyshohet se vazhdon kultivimi i kësaj bime narkotike.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›