Gjykatat kunder riverifikimit te tokave
06/07/2010 Komisioni ka marrë 23 vendime, pritet shqyrtimi nga gjykata. Vendorët: Çdo gjë e dokumentuar
ELBASAN- Vendimet e marra nga Komisioni i Verifikimit të Titujve të Pronësisë po përballen me hedhjen poshtë nga gjykata. Janë rreth 24 vendime të plota e të pjesshme që do të duhet të kalojnë nëpërmjet trupit gjykues për t’u bërë të ligjshme. Drejtues të këtij komisioni thonë se megjithëse ata janë bazuar në bazën ligjore dhe në dokumentacion sërish trupi gjykues i ka çmuar si të paligjshme duke marrë si prova dokumente të servirur nga palët.
Vendimet
Një prej këtyre vendimeve është ai i 1 qershorit 2010 ku Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve si palë paditëse ka mbrojtur vendimin për pavlefshmërinë e aktit të pronësisë. Sipas këtij komisioni, sipërfaqja e tokës bujqësore që i është dhënë të paditurit nuk bën pjesë në administrimin e ish-kooperativës bujqësore të fshatit Katund i Ri, por ka qenë në administrimin e ish NB Elbasan. Dhe së dyti ky banor që ka përfituar tokën nuk rezulton banor i këtij fshati në vitin 1991. Ndërkohë pala paditëse e ka kundërshtuar duke deklaruar se në periudhën e ndarjes kjo tokë ka qenë pjesë e Katundit të Ri të mbështetur në ndarjen administrative. Gjithashtu pronari i tokës disponon edhe një vërtetim që ka qenë banor i zonës nga kryetari i komunës.
Pasi ka çmuar pretendimet gjykata ka vendosur ta hedhë poshtë vendimin e Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë. Ky është vetëm një nga tri vendimet e marra nga ky komision, të cilat janë hedhur poshtë nga trupi gjykues. Sipas Drejtuesve të Komisionit, gjykata duhet të bazohet në dokumente realë për të marrë vendime. Duket se do të jetë e vështirë procedura në organin gjyqësor për të 23 vendimet e marra nga ky komision për pavlefshmëri të plotë apo të pjesshme. Janë gjithsej rreth 450 dosje të depozituara nga qytetarët e Elbasanit apo institucionet që pasi të kalojnë nëpërmjet këtij procesi të verifikimit dhe të një vendimi nga ana e këtij komisioni do t’i duhet t’i nënshtrohen edhe vendimit të gjykatës që të bëhen të vlefshme. Dosjet e hapura janë për dhënie toke në mënyrë të padrejtë personave në dëm të të tjerëve, dhënie toke më tepër ose më pak sesa u takon etj.