INSTAT: Ne gusht shqiptarët shpenzuan më shumë
TIRANE-Gjatë muajit gusht shqiptarët kanë shpenzuar më shumë për të jetuar. Instituti i Statistikave ka konstatuar se muajin e kaluar, inflacioni arriti në 3.1 për qind, duke shënuar një rritje prej 0.3 për qind kundrejt korrikut. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është 0.4 për qind më i ulët. INSTAT-i evidenton një rritje të cmimeve të ushqimeve dhe karburanteve gjatë muajit gusht, ndërkohë që cmimet e veshjeve dhe këpucëve kanë pësuar rënie. Gjithsesi, inflacioni mbetet brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë, që për këtë vit është kufiri 2 deri në 4 për qind.
(NEWS24/a.s/BalkanWeb)
(NEWS24/a.s/BalkanWeb)