Sheshi “Skëndërbej”, studiohet mundësia e hapjes së dy rrugëkalimeve
TIRANË- Bashkia e Tiranës, po sheh mundësinë e hapjes së dy rrugëkalimeve në sheshin “Skenderbej”, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve.
Zyra e shtypit e Bashkisë, deklaron se në bashkëpunim me Policinë Rrugore, po studiohet mundësia e hapjes së dy rrugëkalimeve që kalojnë përmes sheshit “Skënderbej”, vend ku punimet e nisura prej disa kohësh kanë vështirësuar lëvizjen e automjeteve.
Komisari i Policë Rrugore, Selami Kapedani, tha se “kjo është një zgjidhje e përkohshme që i jepet trafikut në kryeqytet, i cili pritet të rëndohet ndjeshëm me fillimin e vitit shkollor”.
Ai tha se oraret më të rënduara të trafiku në Tiranë janë përgjithësisht 07.30- 09.00 dhe 18.30- 19.30. Akset problematike jane: Rruga e “Durrësit”, Sheshi Rilindja, “21 dhjetori’, Stacioni i Trenit, “Myslym Shyri” dhe rruga e “Kavajës” drejt “Kombinatit”
Sipas Bashkisë së Tiranës, projekti aktual i Sheshit “Skenderbej”, nuk jep një zgjidhje të qëndrueshme çështjes së trafikut, pasi nuk ka asnjë nënkalim, bypass, të cilat do të mund të çlironin situatën e trafikut. Për këtë arsye çlirimi i përkohshëm i trafikut, konsiderohet nga Bashkia si një urgjencë.
(m.a/ata/BalkanWeb)