Zjarret, Olli: Situata drejt përmirësimit
TIRANE- Situata nga zjarret që përfshinë ditët e fundit, kryesisht zonat malore të vendit tonë, aktualisht është drejt përmirësimit. Kështu ka deklaruar Shefi i Zyrës së Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, Alfred Olli.
“Në të gjithë territorin e vendit, aktualisht ekzistojnë 5 vatra zjarri në zona malore, të cilat ndodhen në rrethin e Kukësit, Dibrës si dhe në zonën e Shushicës në Elbasan”, tha Oll duke siguruar se ekipet e emergjencës civile, aktualisht janë angazhuar për izolimin dhe shuarjen e zjarreve në këto zona.
Sipas tij, fatmirësisht, nga këto zjarre nuk ka pasur dëme njerëzore. "Për shuarjen e vatrave të zjarrit në këto zona, u angazhuan ekipet e Emergjencës Civile, autoritetet e pushtetit lokal, ndërsa u ndërmorrën edhe operacione nga ajri me mjetet zjarrëfikëse.
Nga ana tjetër, autoritetet policore kanë nisur disa hetime ndaj personave, të cilët dyshohen se janë shkakëtarë të zjarreve si në rastin e zjarrit në zonën e Pishe Porës në Vlorë", përfundoi Shefi i Zyrës së Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, Alfred Olli.
(m.a/BalkanWeb)