E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti i Rruges se Elbasanit perfundon pas 22 muajsh

Rruga e Elbasanit cilësohet një arterie e rëndësishme kombëtare si porta kryesore hyrëse dhe dalëse për linden dhe juglindjen e vendit dhe një prej rrugëve urbane të Tiranës, që prej kohësh ndjen nevojën e zgjerimit për të akomoduar nevojat e komunitetit dhe banorëve të komunave fqinjë. Punimet e nisura për zgjerimin e saj kanë ngjallur debate ku sipas zërave kundër, projekti nuk është bërë publik. Por drejtoria e përgjithshme e rrugëve e kundërshton duke sqaruar se të gjitha proceduarat e realizuara deri më tani janë të publikuara edhe në faqjen zyrtare të agjencisë së prokurimeve publike.

Zgjerimi i rrugës nga 2 në 6 korsi do të prekë parkun e Liqenit, por sipas projektit jo vetëm do ti zëvendësojë pemët e prera por do ta shtojë hapësirën e gjelbër edhe me bimësi të tjera duke parashikuar mbjelljen e 3,410 pemëve dhe shkurreve.

Kjo rrugë, nga Fakulteti Ekonomik deri tek rrethrrotullimi i Saukut, me gjatësi 1.7km, do të jetë me gjeresi 2 x 8m me trafikndarëse prej1.5m ku është parashikuar dhe gjelbërim si dhe me trotuarë në të dy anët e rrugës.
Nderhyrja ne ambjentin e pallatit te brigadave do te jete nga 4.5-7.8 meter pa prekur aspak vlerat historike qe mbart pallati I brigadave.
Ne ambjentin e varrezave te deshmoreve nderhyrja do te jete 6.5-11 meter. Kjo rrugë pritet të përfundojë brenda vitit të ardhshëm.

Zgjerimi i Rrugës së Elbasanit pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun, të ulë koston e lëvizshmërisë, dhe të ndikojë në reduktimin e ndotjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›