E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha per 100 vjetorin Aktivitete ne Shqiperi dhe ne bote

Veprimtaritë për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë do të organizohen edhe në kryeqytet kryesore të Europës dhe Botës, aty ku ato duhet të kenë impaktin më të madh. Kjo ishte kërkesë e kryeministrit Berisha në mbledhjen e komitetit të posaçëm në kuadër të këtij përvjetori, teksa tërhoqi vëmendjen për një organizim dhe përdorim racional të fondeve në këtë drejtim, në mënyrë që ato të kenë ndikimin e duhur aty ku ato do të përdoren.
“Ta festojmë në mënyrë dinjitoze dhe të përdorim fondet në mënyrë eficente. Të uniformojmë veprimtaritë dhe sigurisht që mund të zhvillojmë nga më të shumtat se kemi potenciale dhe pasuria për ta paraqitur, por duhet të jemi më racionalë, të bëjmë gjithçka që me fondet e vëna në dispozicion të arrijmë të kemi impaktin më të madh. Numër i madh aktivitetesh të parashikuara në kryeqytetet e vendeve të ndryshme të Evropës dhe Botës, aty ku kemi përfaqësi do të kremtojmë 100-vjetorin dhe kjo është e padiskutueshme, ky festim të ketë impaktin më të madh” tha Berisha.
Në funksion të kësaj do të jetë dhe promovimi i dokumentarit “Besa” dedikuar familjeve shqiptare që strehuan dhe mbrojtën herbrejtë gjatë luftës së dytë botërore, ndërsa fati i tyre në vendet e tjera ishte shfarosja.
“Filmi "Besa" është një dokument i pazëvendësueshëm. Të paraqitemi në kryeqytete e mëdha të botës me filmin "Besa", pasi ai mbart një mesazh të rëndësishëm”- deklaroi shefi i qeverisë.
Edhe dokumentari për Shqipërinë turistike i Eliza Dushkut do të shfrytëzohet në drejtim të promovimit të bukurive natyrore të vendit.
“Artistja e njohur Eliza Dushku ka një dokumentar të shkurtër, të shkëlqyer për Shqipërinë dhe në kuadër të promovimit të Shqipërisë turistike ne duhet të bëjmë gjithçka që të shqyrtojmë mundësitë e shfytëzimit të këtij dokumentari sigurisht duke zbatuar rregullat” shtoi më tej Berisha.

Qeveria do të shpërblejë dhe alpinistët të cilët në këtë përvjetor të rëndesishëm për kombin shqiptar vendosën në majën më të lartë të botës Everst, flamurin kuq e zi krahas vetëm 30 flamujve të vendeve të tjera të botës. Kjo është një ngjitje historike theksoi kryeministri ndërsa solli vëmendje dhe ngjitje kozmike të flamurit shqiptar në hënë në vitin 1972.

Duke folur për monumentin e Pavarësisë, por dhe monumente të tjera që do të vendosen në kryeqytet apo në qytete të tjera të vendit për të ngritur në piedestalin që meritojnë babain e kombit Ismail Qemalin, bashkëudhëtarët e tij në shpalljen dhe firmosjen e aktit të pavarësisë, që janë ndërtimi i shtatores së Ahmet Zogut, Hasan Prishtinës dhe Ismail Qemalit

Një prosi të vecantë kryeministri dha për vendosjen e monumentit të Kongresit të Lushnjës në qendër të këtij qyteti, si për t’i dhënë vendin e duhur ngjarjes që i dha jëtë sipas kryeministrit shpalljes së pavarësisë së vendit, por që desh të sfumohej nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës.

Ndërsa monumenti i Pavarësië pritet të vendoset në Parkun Rinia, Teatrin e Kukullave si parlamenti i parë shqiptar, pritet t’i kthehet bashkisë së Tiranës, për të pasur funksionin e tij të mirëfiltë dhe hapjen ndaj qytetarëve, çfarë nuk e gjejnë tek salla aktuale e këshillit bashkiak.

Gjatë fjalës në këtë komitet kryeministri vuri dhe një herë në dukje simbolikën që ka kryesimi i këshjillit të Europës nga Shqipëria në 100 vjetorin e pavarësisë së saj, qenia e saj anëtare e NATO-s, apo angazhimi nhë projekte të tilla të reformimit të organizatës së Kombeve të Bashkuara, siç është “Një OKB”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›