E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Droga e kapur në Itali, jo nga Shqipëria

Në një deklaratë, Policia e Shtetit thekson se Guardia di Finazia nuk ka dhënë asnjë informacion që droga vinte nga Shqipëria dhe se nuk ka sekuestruar asnjë gomone.

“Vlen të theksohet se as gjatë komunikimit zyrtar me autoritet policore të “Guardia di Finazia”, Lecce dhe as në njoftimin për shtyp të bërë publik prej tyre nuk është konfirmuar fakti që sasia e lëndës narkotike të jetë trafikuar me gomone nga Shqipëria. Gjithashtu, autoritetet italiane nuk kanë sekuestruar ndonjë mjet lundrimi që mund të kishte shërbyer për trafikimin e lëndës narkotike të sekuestruar”, thekson deklarata. 

Ndërkohë, janë bërë publike edhe identiteti i autorëve të kapur me sasinë e drogës. Ata janë shtetasit Fiodor Mezuraj, vjeç 30, nga Vlora dhe Arjon Zholi, vjeç 23, nga Tepelena. Gjatë ditës së sotme, policia italiane sekuestroi 145 kg lëndë narkotike marijuanë, ndërsa prangosi edhe dy shtetas, të dy me origjinë nga Shqipëria.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›