Sabotazhi në Gërdec? Prokuroria kundër Mediut
Burime nga organi i akuzës, bëjnë të ditur për Top-Channel, se në prokurori nuk ka asnjë dokument konfidencial të depozituar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi.
Sipas të njëjtave burime, deklarat e ish-ministrit të Mbrotjes janë të pa vërteta dhe se një letër e tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë në Prokurori.
“Çfarë mund të them unë për Prokurorin e Përgjithshëm që nuk vlerëson një material konfidencial, i ardhur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i cili thotë se janë vendosur 2 mina me sahat në Gërdec, një material, i cili mund të qëndrojë edhe të mos qëndrojë, por që në fund është një material bazë që duhet t’i bëjë njerëzit të gjykojnë realisht për atë që nuk është interesi i Fatmir Mediut, por interesi i sigurisë së këtij vendi”, u shpreh Mediu mbrëmë në tv Alsat.