E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Hetimet po drejtohen nga Krimet e Rënda

Reagimi

Drejtues të lartë të Policisë së Qarkut të Kukësit tregojnë se janë në dijeni të njoftimit të publikuar në rrjetin social “Facebook”. Drejtori i policisë së Qarkut të Kukësit, Sadri Ramçaj, ka deklaruar se me çështjen e Bleonës janë duke hetuar ekspertët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ata do të vërtetojnë nëse pas njoftimit fshihet diçka e vërtetë, apo është thjesht tymnajë. Ditët e para, pas zhdukjes së Bleonës, policia ka vlerësuar seriozisht, çdo njoftim që mbërrinte lidhur me fatin e vogëlushes 6-vjeçare. Por u pa se njoftimet më së shumti ishin të rreme dhe policia humbi kohë duke kërkuar në terren për tri javë. Qindra efektivë të Policisë së Kukësit dhe të Kosovës dhe banorë të zonës kërkuan për ditë të tëra në terren pa mundur të gjejnë ndonjë gjurmë. Nga ana tjetër, të afërmit e Bleonës, kanë këmbëngulur që policia të mos kërkonte në mal, pasi vogëlushja nuk ishte bareshë dhe as kishte shkuar ndonjëherë me bagëti. Ditën që u zhduk, ajo ishte marrë nga një shoqe e hallës për të mbledhur manaferra.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›