E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet trupi i pajetë i të miturit, banorët i japin lamtumirën

Cakran

Një 14-vjeçar u mbyt në rezervuarin e një fshati në rrethin e Fierit. Ngjarja e rëndë është shënuar dy ditë më parë, por trupi pa jetë i 14-vjeçarit me inicialet E.R është gjetur dje paradite. Sipas policisë, adoleshenti, banues në fshatin Cakran kishte shkuar te gjyshi për të pushuar. Shumë afër banesës ku jetonte gjyshi ndodhej edhe rezervuari i fshatit ku fëmijët për të përballuar temperaturat e larta të këtyre ditëve shkonin për t’u freskuar. Ditën e shtunë ai së bashku me disa moshatarë të tjerë kishin shkuar në rezervuar për t’u larë, por ndërsa shokët e tjerë kanë dalë jashtë, 14-vjeçari E.R nuk ndodhej midis tyre. Të vegjlit kanë njoftuar njerëzit e fëmijës, të cilët kanë nisur ta kërkojnë në rezervuar, por në kushtet e bimësisë së dendur nënujore, ishte e vështirë për ta gjetur. Kanë kërkuar gjatë mbrëmjes së të shtunës, por vetëm dje paradite u gjet trupi i tij i pajetë. Ai është përcjellë po dje për në varrezat e fshatit Cakran në prani të qindrave banorëve, të cilët i kanë dhënë lamtumirën 14-vjeçarit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›